LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë Ballkanin

Gruevski: Një shkëndijë do ta ndizte tërë Ballkanin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për krizën politike në Maqedoni, marrëdhëniet me opozitën, partitë shqiptare dhe Deklaratën e përbashkët të tyre. Ai tha se LSDM-ja do ta merr mbështetjen e partisë së tij, vetëm nëse ata largohen nga Deklarata e partive shqiptare dhe të pranojë publikisht se nuk kanë pranuar asnjë element të saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se si do të duket Maqedonia nëse në qeveri vjen Zoran Zaevi, Gruevski tha se Maqedonia do të ishte shtet binacional me dy gjuhë zyrtare.

“Maqedonia do të bëhej shtet binacional me dy gjuhë zyrtare. Bashkësitë tjera etnike të cilat janë pasuri e Maqedonisë sonë multietnike, do të shkonin në plan të dytë. Pastaj do të fillojë procesi i kantonizimit ose federalizimit, që do ta zhdukte karakterin unitar të shtetit. Partitë shqiptare nuk largohen nga kushtet e bankënotave si dhe uniformat. Do të fillojë debati për himnin, stemën dhe flamurin dhe vonë do të rezultojë me ndryshimin e tyre”, u shpreh Gruevski.


Ndërsa sa i pyetur se a ka simpati për Rusinë, Gruevski tha se është më mirë të pyetet Moska zyrtare nëse ekziston simptati.

“A ekziston simpati, më mirë do të ishte të pyetet Moska zyrtare. OBRM-PDUKM-ja është parti properëndimore dhe një nga strategjitë tona është anëtarësimi në BE dhe NATO. Për mua nuk është e papritur që Rusia të ketë intersat e veta në Ballkan dhe Maqedoni. Por ajo që më intereson mua është Maqedonia dhe qytetarët e saj”, deklaroi Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori