LAJMI I FUNDIT:

Hamilton triumfon në garën spektakolare të Kinës

Hamilton triumfon në garën spektakolare të Kinës

Lewis Hamilton barazon llogaritë. Britaniku i kundërpërgjigjet Sebastian Vettel në garën për Çmimin e Madh të Kinës me një fitore të rëndësishme për të rikthyer moralin pas disfatës së Australisë.

Britaniku përfitoi edhe nga penalizimi i pilotit të Ferrarit i cili u detyrua të respektonte vendimin e marrë nga drejtuesit e garës duke humbur sekonda të vlefshme që gjithsesi nuk e zbritën nga shkalla e dytë e podiumit.


Foto/ Getty Images

Një garë kjo që konfirmoi formën optimale të Ferrarit dhe premton një betejë të ashpër mes dy pilotëve deri në fund të sezonit. Vendi i tretë shkoi për Max Verstappen, i cili zhvilloi një garë spektakolare duke rikuperuar plot 13 pozicione, ndërsa Daniel Ricciardo u rendit i katërti duke lënë pas krahëve Kimi Raikkonen dhe Valteri Bottas, dy zhgënjimet e vërteta të Kinës.

Gjithçka nisi pa probleme për Hamiton që mori komandën por me daljen e Giovinazzit nga pista makina e sigurisë hyri për të evituar aksidentet dhe drejtuesit e garës i detyruan të gjithë pilotët për të hyrë në bokse, gjë që Vettel nuk e bëri dhe vuajti penalizimin që e zbriti në vendin e pestë prapa shokut të skuadrës Kimi Raikkonen.

Këtu nisi edhe gara e vërtetë për gjermanin që parakaloi fillimisht finlandezin dhe më pas Ricciardon e Verstapen. Një goditje e madhe nga ana e ferraristit që konfirmoi momentin e shkëlqyer që po kalon.

Diferenca mes skuadrës Ferrari dhe Red Bull është e dukshme, por ndryshon situata kur bëhet fjalë për Mercedes sepse Hamilton i vetëm në krye nuk lejoi që Vettel ta vendoste për asnjë moment në dyshim kryesimin e britanikut. 10 sekonda diferencë mes tyre që nuk u ngushtuan asnjëherë për të na dhuruar një duel të drejtpërdrejtë.

Raundi i dytë shkon për skuadrën e Mercedes dhe tashmë beteja zhvendoset në shkretëtirë. Pista e Sakhirit në Bahrein do të presë në 16 Prill makinat më spektakolare të planetit për garën e radhës.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori