LAJMI I FUNDIT:

Qerimaj shijon suksesin: Tani medalje në Botëror

Qerimaj shijon suksesin: Tani medalje në Botëror

Dy medalje në Europianin e peshëngritjes në Split të Kroacisë.

Argjend në shtytje dhe bronz në dygarësh. Për Erkand Qerimajn ky ishte kurorëzimi i punës disa mujore përpara startit të evenimentit dhe një emocion i jashtëzakonshëm.

Erkand Qerimaj: “Emocionet ishin shumë të mëdha. Pesha e përfaqësimit në Europian dhe ajo e ngritjes së flamurit është një peshë e madhe psikologjike. Punova shumë që ta arrinim këtë qëllim.”


Erkandi zbuloi edhe përqendrimin në momentet e garës, kur prova e fundit me 193 kg në shtytje i siguroi dy medaljet, por edhe pengun rreth faktit që rezultati mund të ishte edhe më i mirë.

Erkand Qerimaj: “Përpara garës, edhe me trajnerin tim, nuk jam marrë me asnjë nga rivalët dhe nuk e kam ditur sa kanë ngritur të tjerët. Profesori nuk më kishte treguar, në mënyrë që të isha i fokusuar te shtanga. Për mua ishte e rëndësishme ti bëja detyrat mirë me shtangën dhe në provën e fundit i bëra detyrat shumë mirë duke marrë medalje argjendi në shtytje dhe medaljen e bronzit në dygarësh me një provë. Me vendin e dytë dola barazim në dygarësh dhe vetëm për një kilogram më tepër mund ta kisha marrë unë vendin e dytë.”

Në konkurrimin e peshës deri në 77 kg, në pedanë spikati rivaliteti me kuqeziun tjetër Daniel Godelli.

Erkand Qerimaj: “Në një farë mënyre për mua Godelli është si të gjithë të tjerët në pedanë. Por, e rëndësishme për të gjithë është që dy shqiptarë hipën në podium. Ai hipi në stilin e shkëputjes, ndërsa unë në shtytje me argjend dhe në dygarësh me bronz.”

Qerimaj vazhdon të shijojë suksesin e arritur në Kampionatin Europian, tre vjet pas medaljes së artë në Izrael, ndërsa objektivi i radhës është medalja në Kampionatin Botëror.

Erkand Qerimaj: “Pas medaljes së vetme në dygarësh si pjesëtar i ekipit shqiptar në dygarësh dhe argjendit në stilin e shtytjes, synimet për medalje janë për botërorin e ardhshëm. Por, njëherë për njëherë t’i gëzohemi këtyre medaljeve.”

Argjendin në shtytje dhe medaljen e broznit në dygarësh, Erkand Qerimaj ia dedikon familjes, trajnerit por edhe të gjithë shqiptarëve.

Erkand Qerimaj; “Emocioni i parë ka qenë për djalin dhe familjen time. Normalisht ngritja e flamurit shqiptar i dedikohet të gjithë shqiptarëve, sepse kjo përcjell një emocion pozitiv në të gjithë botën, për atë kam luftuar. Për mua është një fat i madh që kam zef kovaçin, mjeshtërin më të mirë. Kemi shumë vit që punojmë bashkë. Për mua ai është si prind, shok dhe psikolog përveçse si trajner.”

/Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori