Një trend i ri vjedhjesh po përhapet në Tiranë. bëhet fjalë për grupe adoleshentesh që rrëmbejnë ç’të mundin në rrugë, por qëllimi i tyre nuk është vjedhja për shkak të varfërisë.
Disa prej tyre vjedhin për të patur sa më shumë para në festa, e të tjerë edhe për të imituar jetën e rrugës. Prej 3 muajsh Angjelina 17 vjeçe pret të gjykohet. Ajo është pjesë e një grupi prej shtatë hajdutësh që të gjithë adoleshentë e që të gjithë të arrestuar tashmë.
E lindur dhe e rritur në Greqi, 3 vjet më parë Angjelina u kthye në kryeqytet për shkak të krizës, por nga një nxënëse e shkëlqyer duke tentuar të përshtatet me bashkëmoshataret, ajo përfundoi me shoqëri të papërshtatshme.
“Vidhja të miturit, inskenonim sikur ziheshim, vidhja telefona në karikim në lokale, ua vidhnin fëmijëve dhe moshave të vogla, nëse ishte telefon e shisnim, nëse ishin lekë, shkonim tek shtëpia e një shokut tonë dhe hanim e pinim. Ata thonin se nga vjedhja ke gjithmonë lek. Dhe unë u mora me atë Sport. E bënim më tepër si me gallatë. ”, tregon Angjelina.
Pas goditjes së një pjesë të grupit ku u arrestua edhe i dashuri i saj, Angjelina tentoi të vrasë veten.
“Se si mu duk jeta bosh, pa ngjyra, pa asnjë gjë, edhe vendosa t’i jap fund jetës”, thotë ajo.
Por më pas ajo vijoi sërish të vjedhë , pikërisht për t’i dhënë mundësi policisë ta arrestojë.
“Mendoja të isha në burg me të dashurin, por nuk e dija se kishte burg më vete për femra, e më vete për meshkujt”, thotë ajo.
Angjelina, nuk e di se në sa vjedhje ka marrë pjesë, por ajo që di është se gjithçka që grupi ka fituar janë lekë që janë shpenzuar në festa dhe lokale. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë