LAJMI I FUNDIT:

Reagime pozitive pas sulmit të SHBA kundër ushtrisë siriane

Reagime pozitive pas sulmit të SHBA kundër ushtrisë siriane

Si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz toksik, SHBA kanë goditur një bazë ajrore në Siri. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur. Sulmi përshëndetet nga disa vende. Moska paralajmëron.

Sulmi i ushtrisë amerikane kundër Sirisë gjen jehonë pozitive në disa vende. Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault tha se, ky është paralajmërim ndaj një “regjimi kriminel”. Edhe Turqia e përshëndeti sulmin amerikan. Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulus tha për televizionin Fox, se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i mbetet besnike qëndrimit të ashpër kundër “barbarizmit” të Asadit. Nga ana e saj qeveria britanike e përshëndeti sulmin si përgjigje ndaj “sulmit barbar me armë kimike”, tha zëdhënësi i kryeministres, Theresa May. Edhe Arabia Saudite e mbështeti sulmin amerikan, ndërsa Irani e dënoi atë.

Pak ditë pas sulmit me gaz toksik në Siri, ku humbën jetën 86 vetë, mes tyre mjaft fëmijë, ushtria amerikane  me raketa një aeroport të ushtrisë siriane. Presidenti, Donald Trump tha se ai e ka urdhëruar sulmin. Kjo është hera e parë, që SHBA sulmon trupat qeveritare siriane, deri më tani sulmet e saj përqëndroheshin në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik. Sipas të dhënave siriane kanë humbur jetën 5 vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë. Sulmi u krye nga bazat amerikane në Detin Mesdhe dhe konsiderohet si veprim unikal.


Ndërsa ministri sirian i Informacionit, Omran al-Subi është shprehur, se sulmet ishin “të kufizuara” dhe “të pritshme”. Ai tha se, nuk pret shkallëzimin e gjendjes.

Rusia e dënon sulmin amerikan

Nga baza ajrore e sulmuar, Al-Shairat duket se ka ardhur sulmi me armë kimike ndaj një qyteti të kontrolluar nga rebelët, Çan Shaiçun, tha Trump. Ai bëri fjalë për një akt në mbrojtje të interesave kombëtare. “U bëj thirrje të gjitha kombeve të civilizuara të na bashkohen ne”, tha Trump. Sipas të dhënave amerikane, Moska ishte njoftuar më parë për këtë sulm amerikan. Qeveria ruse ka paralajmëruar nga “pasojat negative” të sulmit amerikan kundër qeverisë siriane. “Presidenti Putin i sheh sulmet amerikane si agresion ndaj një vendi sovran, e kundër së drejtës ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë, transmeton DW.

Sulmi amerikan ka shkaktuar rënien e bursave, rritjen e çmimit të naftës dhe rekordin e vitit në çmimin e arit. Ekonomia gjermane shprehet e shqetësuar, se sulme të tilla kanë pasoja të rënda për ekonominë. Deputeti gjerman i Të Majtës, Jan van Aken e kritikoi sulmin “si çmenduri” dhe se tani ka rrezik që gjendja të shkallëzohet.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
Kalo në kategori