Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në ceremoninë solemne për shënimin e Ditës së Kushtetutës.
Kuçi, njëherit kryetar i Komisionit Kushtetues, kujtoi punën që është bërë në përmbushjen e vullnetit të qytetarëve, por edhe obligimeve ndërkombëtare që kishte Kosova në atë kohë. Edhe pas sfidimeve të Kushtetutës, zëvendëskryeministri Kuçi u shpreh i lumtur që ajo është pikë referente për të gjithë qytetarët.
“Për të gjitha këto sfidime, që kanë shkuar edhe institucionet njëra me tjetrën edhe me qytetarët në Gjykatën Kushtetuese, na ka gëzuar një fakt, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë krijuar mentalitet që të zbatohet çdo vendim i kësaj Gjykate. Dhe e dyta, nuk ka individ sot, edhe pozitë edhe opozitë, edhe ata që në fillim e kanë dashur më pak Kushtetutën, që nuk referojnë veprimet e tyre në Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo na gëzon” tha Kuçi.
Fjala e plotë e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi:
Më lejoni në veçanti të falënderoj ministren Hoxha për mundësinë që më ka dhënë që në emër të Komisionit Kushtetues ta falënderoj për këtë organizim, por të flas edhe për punën që e kemi bërë në atë kohë.
Komisioni Kushtetues në atë kohë kishte dy sfida të mëdha: i pari ishte, si të sublimoj vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës të shkrirë në dekada dhe të kulmuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe e dyta, si të respektoj obligimet ndërkombëtare që i kishte Kosova në atë kohë.
Komisioni Kushtetues me vullnet, me përkushtim, me guxim, dhe do të thosha edhe me dije të theksuar, bëri atë që të ndërtoj një Kushtetutë që garanton Kosovën si një shtet sovran, të pavarur, të bazuar në rend dhe ligj dhe në demokraci, dhe që funksionon mbi bazën e pushteteve të ndara.
Nëse shikojmë nëntë vite më pas, neve anëtarëve të Komisionit Kushtetues na bëhet qejfi që kemi arritur qëllimin. Kjo Kushtetutë mundësoj që të funksionoj Kosova si shtet demokratik, që tërë institucionet tona të funksionojnë mbi bazën e saj, dhe të kemi ligje të mira që bazohen në Kushtetutë, të kemi ekonomi të lirë të tregut dhe integrim të Kosovës në institucione ndërkombëtare. Po ashtu, i kemi kryer edhe obligimet ndërkombëtare që i kishim në atë kohë. Më lejoni të them që Kushtetuta është amandamentuar disa herë, dhe neve nuk na ka mbet hatri që është amandamentuar, se jeta është më evolutive se norma juridike. Ajo çka dua të them, është se ADN-ja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk do të ndryshohet asnjëherë. Këtu e kam mendjen në një shtet demokratik, në rend dhe ligj, në pavarësinë e gjyqësorit, në ekonominë e lirë të tregut, në të drejtat e njeriut, dhe disa të drejta tjera, që kulmojnë, sipas standardeve ndërkombëtare.
Kushtetuta është sfiduar po ashtu, dhe po ashtu dua të them që kemi ndërtuar mekanizma që e mbrojnë Kushtetutën nga sfidimet e mundshme. Për të gjitha këto sfidime, që kanë shkuar edhe institucionet njëra me tjetrën edhe me qytetarët në Gjykatën Kushtetuese, na ka gëzuar një fakt, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë krijuar mentalitet që të zbatohet çdo vendim i kësaj Gjykate.
Dhe e dyta, nuk ka individ sot, edhe pozitë edhe opozitë, edhe ata që në fillim e kanë dashur më pak Kushtetutën, që nuk referojnë veprimet e tyre në Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo na gëzon. Më lejoni që të falënderoj për mbështetjen e madhe që e kemi pasur në atë kohë si komision, nga presidenti i tanishëm, në atë kohë kryeministër i vendit, nga presidenti, Kuvendi i Kosovës, kryetari i Kuvendit të asaj kohe, dhe të gjithë të tjerët.
Por, po ashtu, më lejoni të falënderoj Komisionin Kushtetues dhe anëtarët veç e veç, stafin administrativ dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të përmend tre prej tyre që nuk janë gjallë, znj. Nekibe Kelmendi, Ramadan Kelmendi dhe Fatmir Fehmiun, të cilët po ashtu kanë dhënë një kontribut të veçantë.
Dhe krejt në fund, nderi më i madh për ne hartuesit e Kushtetutës bëhet kur respektohet Kushtetuta, kur është pikë referente për secilin qytetar, dhe kur institucionet tona bazohen mbi të.
Unë ju uroj Ditën e Kushtetutës, dhe po ju them, Kushtetuta e Kosovës është më e fortë se para 9 viteve, rrjedhimisht edhe shteti i Kosovës është më i fortë sesa para 9 viteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje