LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxha dhe “Titistët”: Telashet e “varfanjakut shqiptar”, me rroba e këpucë në Beograd!

Enver Hoxha dhe “Titistët”: Telashet e “varfanjakut shqiptar”, me rroba e këpucë në Beograd!

Lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, i kushton një kapitull të tërë në librin “Titistët”, vizitës që ka bërë në Beograd, nga 23 qershori gjer më 2 korrik 1946, me “ftesën e papritur të Titos”.

Më 5 korrik 1946, i dërguari sovjetik në Shqipëri, D. Çuvahin, ka raportuar në Moskë për një bisedë që ka bërë me ambasadorin jugosllav në Tiranë, Josip Gjergjia, në vitet 1945-1946. Sipas dokumentit, me siglën “Sekret”, Çuvahini i ka “bërë një vizitë Gjergjls me iniciativën e tij”.

Ai sapo ishte kthyer nga Beogradi, ku kishte shkuar bashkë me delegacionin qeveritar shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha. Ambasadori sovjetik thotë se i ishte lutur kolegut jugosllav, një shqipfolës (arbëresh – v.j.) nga Zara e Kroacisë, që t’i tregonte për përshtypjet e tij nga udhëtimi i shqiptarëve në Beograd sepse ai jo vetëm që shoqëronte delegacionin qeveritar të Tiranës, por ishte dhe përkthyes i bisedave tête-à-tête midis Titos dhe Hoxhës


Kjo vizitë ka dhe episode pikante, që janë gjah i preferuar për tabloide. Autori i “Titistëve” ka ndjenjën e humorit në faqe të veçanta të librit. Kështu, Hoxha tregon se për këtë vizitë i “mungonte uniforma e duhur e gjeneralit”. Lideri 38-vjeçar donte të shkonte civil, por bashkëpunëtorët ngulnin këmbë se duhej të kishte me vete edhe uniformën ushtarake të gjeneralit, si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, një “grand uniformë”.

“Prandaj duhej të sajonim një, që nga këpucët lustrina deri te kapelja me lulka. Mirë këpucët i bëmë, i bëmë dhe pantallonat blu me shirit të gjerë të kuq, por duhej gjetur xhaketa, kësaj si i bëhej halli!” Thirri Sokolovin, atasheu ushtarak sovjetik në Tiranë, dhe i tregoi hallin. Sokolovi i dha një copë të paprerë ushtarake. Kështu u rregullua edhe çështja e “grand uniformës”, tregon Hoxha.

Gjatë vizitës në Jugosllavi i ndodhi që këpucët lustrina dhe rrethi i këmbëve të pantallonave t’i bëheshin pis me llucë. Dhe, më e keqja do të shkonte në pritje të madhe ku ishte mbledhur elita e Beogradit me veshje luksoze.

“Kur hodha sytë e i pashë në të hyrë të salloneve, ku gumëzhinin njerëzit… u skuqa nga turpi. Nuk kisha ç’bëja, vetëm nuk duhej të lëvizja shumë… Duhej t’i hiqja këmbët zvarrë, që të mos më dukeshin thembrat e këpucëve. Dhe kështu bëra. Por provova një torturë të vërtetë”, tregon autori i librit. “Mirë që sytë e të gjithëve drejtoheshin nga mareshali”! /Shqiptarja/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori