LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Zgjedhjet do ta lironin Kosovën nga ‘prangat’

Lekaj: Zgjedhjet do ta lironin Kosovën nga ‘prangat’

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj theksoi se kjo qeveri nuk po arrin t’i mbajë premtimet e të marrë vendime që plotësojnë nevojën e gjeneratës së re.

Lekaj thekson se mungesa e zgjedhjeve të parakohshme nënkupton zgjatje të vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës.

Lexoni të plotë reagimin e Lekajt:


“Mungesa e zgjedhjeve të parakohshme nënkupton zgjatje të vuajtjeve për qytetarët e Kosovës.

Kjo qeveri e vjetër nuk po arrin t’i mbajë premtimet e të marrë vendime që plotësojnë nevojën e Kosovës së gjeneratës së re.

Kryeministri i mjerimit të Kosovës, që po e ‘ngreh zvarrë’ mbrapa një kabinet të përmasave të Kinës, rritjen e konsumit po tenton të na shet si rritje të zhvillimit ekonomik, e vizitat e tij nëpër lulishte e përvjetorë të partisë së tij po i proklamon si vizita e mbështetje për bizneset e investitorët në Kosovës.

Sot jemi më keq seç ishim para me shumë se tre viteve, prandaj e vetmja mundësi për të ndalë këtë degradim që na ka degdisur janë zgjedhjet e parakohshme, kjo jo për të ofruar zgjidhje për hallet e opozitës por mbi të gjitha për hallet e popullit, për të hapur vendin ndaj botës së investitorëve që të rimëkëmbim ekonominë, në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm e punësimit të njerëzve të Kosovës (rinisë së saj), e për të mundësuar pensione shpërblyese, shërbime shëndetësore, arsim cilësorë, financim të sigurisë, në polici e ushtri. Pra, që të bëjmë Kosovën.

Zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori