LAJMI I FUNDIT:

Sulmet amerikane në Siri, Putin mbledh Këshillin e sigurisë ruse

Sulmet amerikane në Siri, Putin mbledh Këshillin e sigurisë ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ftuar për mbledhje urgjente Këshillin e sigurisë ruse për sonte, në mënyrë që të shqyrtojë sulmet ajrore amerikane në Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sipas të cilit Rusia do të mbajë të hapura komunikimet e kanaleve ushtarake dhe atyre teknike me Uashingtonin, por nuk do të shkëmbejë informacione përmes tyre.

“Në dritën e këtyre sulmeve raketore, rreziku i përplasjes së fluturakeve ruse dhe amerikane është shtuar dukshëm”, tha Peskov.


Ai tha se sulmi i ushtrisë amerikane është në favor të grupeve radikale dhe Shtetit Islam, të cilat operojnë në Siri.

Ndryshe, Rusia ka suspenduar bashkëpunimin me SHBA-të, të drejtuar në shmangien e incidenteve në hapësirën ajrore siriane.

SHBA kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve.

Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori