LAJMI I FUNDIT:

Turqia e dyta në botë me eskport të telenovelave, 350 milionë dollarë të ardhura

Turqia e dyta në botë me eskport të telenovelave, 350 milionë dollarë të ardhura

Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave me 350 milionë dollarë të ardhura, menjëherë pas SHBA-së, sipas portalit amerikan “variety.com”.

Industria e telenovelave turke, e cila ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 10 viteve të fundit, vazhdon të zgjojë gjithnjë e më tepër interes jashtë shtetit.

Një artikull i publikuar në “variety.com”, portal me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur se serialet televizive turke vazhdojnë të kenë shumë popullaritet anembanë globit, ndërkohë që Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave, menjëherë pas SHBA-së.


“Serialet turke, shumë të ndjekura veçanërisht në shtetet e Amerikës Latine, renditen vazhdimisht mes 15 programeve me shikueshmërinë më të lartë në këto vende”, thekson artikulli në fjalë, shkruan TRT, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë sipas portalit “variety.com”, 4 nga 15 programet më të ndjekura në vendet amerikanojugore janë gjithashtu telenovela turke, industri kjo që i sjell Turqisë 350 milionë dollarë të ardhura nga eksporti.

Në vitin 2023, eksportuesit e serialeve televizive turke synojnë të fitojnë 750 milionë dollarë nga eksporti i produksioneve të tyre.

Edhe pse tregjet më të fuqishme në eksportin e telenovelave turke mbeten Lindja e Mesme, Ballkani, Evropa Lindore, Afrika e Veriut, Amerika Latine dhe Azia Qendrore, ato ndiqen sot me interes të lartë pothuajse në çdo vend të botës.

Telenovelat turke eksportoheshin në rreth 50 shtete vetëm 5 vite më parë, ndërsa shifrat e sotme flasin për 142 vende.

Serialet turke më të shitura jashtë shtetit gjatë kohëve të fundit janë “Vatanım Sensin” (Atdheu im je ti ose Dashuri e plagosur), “Gümüş” (Argjend) dhe “Hayat Şarkısı”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori