Sipas të dhënave të policisë, brenda një viti në regjionin e gjerë të Gostivarit rreth 2500 emigrantë nga Shqipëria fqinje vijnë për punë sezonale, kryesisht në ndërtimtari dhe bujqësi. Sipas ekonomistëve, këto shifra nxjerrin në sipërfaqe faktin se në regjionin e Gostivarit ekziston nevoja për krah pune, por gjithsesi që për t’u angazhuar në punë nevojitet vullneti dhe dëshira, shkruan gazeta Koha.
“Nëse këto shifra janë të sakta dhe ne nuk kemi se përse të dyshojmë, del në sipërfaqe realiteti që punë ka, por duhet të ketë edhe punëtorë. Mëditja për punë krahu sillen nga 20 deri 25 euro. Muajt që mund të shfrytëzohen për punë krahu llogariten marsi, prilli, maj, qershori, korriku, gushti dhe shtatori. Do të thotë 7 muaj apo rreth 210 ditë si mundësi potenciale për angazhim në punë. Nëse marrim një mesatare, fitimi për një person llogaritet diku nga 4.000 deri 6.000 euro. Tani duhet të llogaritet edhe periudha apo ditët kur nuk ka angazhime në punë, vlera e mëditjes si dhe shpenzimet që bëhet për vendqëndrim dhe ushqime. Nga një total i llogaritur i fitimit, bie që diku 1 milion euro mblidhen nga puna e emigrantëve brenda një viti në regjionin e Gostivarit, përfshi edhe Komunat Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë”, shprehet për KOHA, ekonomisti Lavrdim Jashari, i cili thotë se emigrantët janë të pranuar mirë nga popullata vendase dhe shpenzimet e qëndrimit janë minimale.
Angazhimi i tyre fokusohet kryesisht në punë ndërtimore. Viteve të fundit, grupet e ndërtimit kryesisht përbëhen nga emigrantë të Shqipërisë. Pronari i një firme ndërtimore nga Gostivari, tregon që nga 12 punonjës që ka aktualisht, vetëm dy janë të vendit kurse të tjerët janë nga Shqipëria.
“Realisht kemi mungesë të krahut punëtor nga vendi. Nuk kanë interesim. Detyrohemi të angazhojmë punonjës nga Shqipëria. Shumica e tyre e njohin punën dhe kalojmë mirë. Më herët i angazhonim vetëm në ditë të caktuara kur bënim betonimin e tavaneve dhe ku kishim më tepër nevojë për fuqi punëtore. Të jem i sinqertë, edhe mëditjet ishin më të ulëta për punonjësit nga Shqipëria. I dallonim nga punëtorët e vendit. Tani kemi situatë tjetër. Betonimi bëhet përmes pompave dhe nuk kemi shumë angazhim të krahut të punës. Por dallon nga vitet e kaluara sepse tani kemi më pak punëtorë të vendit. Tash mëditja nuk dallon dhe rrotullohet nga 20 deri 25 euro dhe kryesisht i kemi punonjës nga Shqipëria”, thotë pronari i ndërmarrjes.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre, angazhohen në çdo periudhë të vitit. Disa nga ato janë të angazhuar nëpër fshatra si bari dhensh dhe qëndrojnë edhe në periudhën e dimrit. Ka dhe të tillë që punojnë në punë të tjera që nuk lidhen me punët sezonale të verës. Dhe derisa rreth 2.500 punonjës nga Shqipëria po gjejnë punë në rajonin e Gostivarit, me fillimit e vitit në Qendrën për Punësim u evidentuan 6197 në listën aktive që kërkojnë punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova