LAJMI I FUNDIT:

Gold AG shfaq muskujt: Jam reper agresiv, por që më së shumti di të fal (Foto)

Gold AG shfaq muskujt: Jam reper agresiv, por që më së shumti di të fal (Foto)

Reperi Arian Agushi, i njohur për të gjithë si Gold AG ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtarin Gëzim Nika.

“Liridona” mban titullin kënga e tyre e re me motive patriotike, e që në fakt është një këngë e vjetër shqipe e ripërpunuar dhe e sjellur bukur nga artistët e lartpërmendur.

Ndërkohë, reperi Gold AG vazhdon të jetë shumë akitv në muzikë me projekte të reja, dhe i kërkuar nga publiku për të performuar në koncerte, transmeton Telegrafi.


Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërsa publikon shpesh imazhe nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në palestër teksa reklamon muskujt.

Në pamje të parë shfaqja e muskujve mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se ai është i egër apo agresiv, por në fakt në mbishkrimin e fotografisë Gold Ag sqaron se është krejt e kundërta.

“Reper agresiv po që mas shumti din me fal” (sic.), shkruan ai përbri fotografisë, duke treguar një virtyt të mirë nga personaliteti i tij. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BSi20aDBq-K