LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë, pa opozitën miraton tre ligjet e paketës së drejtësisë

Kuvendi i Shqipërisë, pa opozitën miraton tre ligjet e paketës së drejtësisë

Tre projektligjet e paketës prej 27 ligjesh që mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi u miratuan të enjten në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash nga deputetët e mazhorancës së majtë.

Me 73 vota kaluan ndryshimet në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” që synojnë forcimin e mekanizmave kontrolluese të Inspektoriatit të Lartë, në luftën kundër korrupsionit për të gjithë zyrtarët që mbajnë funksione publike. Ndryshimet në ligj synojnë të minimizojnë mundësinë e zyrtarëve të cilët ushtrojnë funksione publike, për t’iu shmangur detyrimit ligjor për të deklaruar pasurinë apo duke e fshehur atë të krijuar në mënyrë të paligjshme. Një tjetër ligj i ndryshuar, i miratuar po me 73 vota, është dhe ai

“Për masat kundër financimit të terrorizmit”, që mes të tjerash trajton mundësinë e të gjitha institucioneve për të shkëmbyer informacion ndërmjet tyre apo me homologët në nivel ndërkombëtar për personat për të cilët ka dyshime për përfshirjen në çdo formë të terrorizmit apo financimit të tij. Ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, gjithashtu te miratuara me 73 vota, rregullojnë funksionet që ushtrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.


Ndërhyrjet në këtë ligj lejojnë drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme,(organi përgjegjës për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit), që të shkëmbejë informacione me organet ligjzbatuese për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale ose financimit të terrorizmit.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 72 vota raportin përfundimtar te komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të legjislacionit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompanisë CEZ, si dhe tre projektrezoluta, për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike gjatë vitit 2016, të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe projektrezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Radio Televizionit Shqiptar.

Edhe seanca e sotme plenare u zhvillua sërish pa praninë e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët qe nga 18 shkurti vijojnë protestën para selisë së kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori