LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bajrami në SHBA, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me katër universitete të Shtetit Ajova

Ministri Bajrami në SHBA, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me katër universitete të Shtetit Ajova

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë vizitës që këto ditë po realizon në ShBA ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me katër Universitetet më të mira të Shtetit Ajova.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, me këto marrëveshje, palët janë dakorduar kryesisht për aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese, kërkimore shkencore.

Po sipas njoftimit, në fokus të marrëveshjeve është mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik, këmbimi i përvojave në fushën e licencimit dhe trajnimit të mësimdhënësve dhe këshillime për studentët për faktin se Fakulteti i Edukimit është i ranguar në mesin e më të mirëve në ShBA.


“Me marrëveshjen e nënshkruar me Universitetin e Ajovës Veriore, palët janë dakorduar për bashkëpunim ne fusha të ndryshme akademike, kërkimore shkencore dhe projekte të përbashkëta të studentëve të këtij institucioni dhe të Institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës. Ndërsa, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes MAShT dhe Des Moines Area Comunity College (DMACC), i cili është ndër kolegjet më të mira profesionale në SHBA, palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në fushën e Arsimit Profesional dhe teknik. Kolegji DMACC i cili ofron arsim profesional të klasit botëror në vendet si Franca, Britania e Madhe, Japonia etj, fillimisht ka ofruar 10 bursa për studentët e interesuar nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Kurse Marrëveshja në mes MAShT dhe Universitetit DRAKE, sipas njoftimit, ka të bëjë me programe të përbashkëta mësimore, projekte dhe këshillime si dhe këmbim të studentëve e të stafit akademik.

“Ministri Bajrami dhe Rektori i UP-së z .Marjan Dema, në Universitetin e Ajovës Perëndimore gjithashtu u takuan edhe me studentë nga Kosova të cilët po vijojnë studimet master në këtë institucion parmes Programit të Lidershipit të Transformuar, në bazë të të cilit deri me tash është krijuar mundësia e studimeve për rreth 200 studentë nga Kosova. Gjatë vizitës në SHBA, delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Mointes të Ajovës, me ç`rast ministri Bajrami ka zhvilluar një takim me Gjeneral Majorin Timothy Orr nga garda Nacionale e Ajovës , i dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe e ka falënderuar atë për kontributin e tij në krijimin e partneritetit ndërmjet Gardës nacionale të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, përfundohet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori