LAJMI I FUNDIT:

Quni: Janë mbledhur paratë për shërimin e ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Quni: Janë mbledhur paratë për shërimin e ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bërë të ditur se është grumbulluar shuma prej 47 mijë eurosh, e mjaftueshme për shërimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, britanikut Jon Harrison, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për veteranin britanik të UÇK-së, Quni e ka bërë publik përmes një postimi në Faceboook, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Qunit në Facebook:

“Te dashur miq,

Dua te ndajë me ju lajmin se fushata “Veterani per Veteranin” sot është përmbyllur me sukses.

Ndihma prej 47.000 € per sherimin e Jon Harrison-veteranin e UÇK-se ,është dëshmia me e mirë e falenderimit që e kemi ndaj kontributit te tij për çlirimin e Kosovës.

Nga e premtja presim lajme te mira nga Joni dhe mjekët e tij.

Ju falenderoj te gjithëve Juve që moret pjesë në këtë fushatë, duke filluar nga stafi i brigades 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftetarët e UÇK-se, Shoqata Humanitare “Sali Çekaj”, pjesëmarrësit ne ankandin e pikturave, mediat televizive, operatorët e telefonisë mobile, estrada, afaristet dhe te gjithë shqiptarët zemer-mire!
Zoti ju bekofte! Antoni”(sic.), ka shkruar Quni. /Telegrafi/