LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Raporti i ”Freedom House” për Maqedoninë është objektiv

SHGM: Raporti i ”Freedom House” për Maqedoninë është objektiv

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) vlerëson se ”raporti i “Freedom House” për përparimin e demokracisë në botë gjatë vitit 2017, ku Maqedonia trajohet si vend në zhvillim me një regjim hibrid, është objektiv. Vlerësimi më i keq në raportin e “Freedom House” është pikërisht për pavarësinë e mediave dhe kjo Maqedoninë e rangon në grupin e regjimeve autoritare, ku shteti ka kontroll mbi pjesën më të madhe të mediave.”

Në kumtesën e SHGM-së mes tjerash thuhet se ”“Freedom House” ka vërejtur se Maqedonia është vend ku gazetarët burgosen për shkak të teksteve që i kanë shkruar, siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski. “Freedom House” i njeh qëndrimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se burimi kryesor i krizës në media është mosndëshkimi i dhunës ndaj gazetarëve dhe korrupsioni qeveritar i mediave.  Vlerësimi i tillë mbështetet në të dhënat e SHGM-së se për pjesën e parë të vitit 2016, kur dhuna ka eskaluar në sulme fizike, shkatërrimin e pronës së gazetarëve dhe pengimin e tyre për të raportuar nga proceset gjyqësore.

Ky raport vetëm se konfirmoi qëndrimin e SHGM-së se Marrëvshja partive për formimin e një trupi Ad Hok për ndjekjen e mediave, nuk do ta përmirësojë raportimin e tyre në mënyrë të ndieshme. Edhe pse Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, me rekomandim të trupit, ka ngritur 68 procedura kundërvajtëse, gjykata nuk ka shqiptuar as edhe një dënim, ndërsa mediat proqeveritare kanë vazhduar të raportojnë pozitivisht për VMRO DPMNE-në dhe kryesisht në mënyrë negative ose neutrale për LSDM-në.


Kjo organizatë relevante ndërkombëtare pohon se organizata paralele e gazetarëve në mënyrë të hapur promovon qëndrimet e OBRM-PDUKM-së lidhur me gjendjen e mediave. Raporti është i fundi në vazhdën e disa raporteve me të cilat shpërfaqet sistemi i korruptuar mediatik në Maqedoni, për çka gjatë gjashtë viteve të fundit Shoqata e Gazetarëve ka alarmuar vazhdimisht.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori