LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka 37 avionë të regjistruar, tre prej tyre privat

Në Maqedoni ka 37 avionë të regjistruar, tre prej tyre privat

Pas hetimeve të PSP-së për çështje të avionëve privat, kanë dalë edhe të dhënat se sa të këtillë ka regjistruar në Maqedoni. Në regjistrin e aviacionit ka gjithsej 37 avionë të regjistruar, tre prej tyre privat, të dhëna këto të përditësuarë në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë regjistër nuk ndodhet emri i Antonio Milloshoskit, deputet i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, i cili hetohet nëse ka, apo ka patur avion privat.

Në listën e avionëve gjenden edhe dy PiperJet qeveritar, njëri në emër të firmës ”New Age Investment” nga Beogradi, e tjetri në emër të ”Trans Inter DOO” si edhe një Learjet.


Rade Ivanovski nga Shtipi është pronar i dy fluturakeve Cessna 172N dhe Morane Saulnier MS-894-A. Përpos tij, një fluturake Cessna F 172M është e regjistruar në emër të Ismail Limanit./Telegrafi/