LAJMI I FUNDIT:

Popullsia në Maqedoni vazhdon të varfërohet

Popullsia në Maqedoni vazhdon të varfërohet

Për 78% të popullsisë, rroga ose pensioni janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Institutitë Finance Think tregojnë se në Maqedoni, çdo i treti qytetar ka një jetë të varfër. 42% e qytetarëve arrijnë që me rrogë mujore të mbulojnë nevojat për ushqim dhe pagesa, kurse 28.4%, nuk e arrijnë këtë, ndërkaq 20%, mundin të realizojnë gjithçka.

Dëshpëruese janë të dhënat edhe në sferën e mundësisë për plotësimin e nevojave shoqërore apo sociale. Mbi 70% e popullsisë nuk ka para për të shkuar në restorant, të paktën një herë në muaj, të blej tesha të reja, ose këpucë, të vizitojë teatrin apo kinemanë, ose të përdorin çdo ditë veturën.


34% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të plotësojnë asnjë nga këto nevoja, pasi që përveç se janë të varfër, janë të përjashtuar nga shoqëria, të paintegruar në shoqëri, pasi që nuk kanë para, thonë nga ky institut.

Qytetarët ankohen se rrogat i kanë të ulta dhe se janë më të varfër se sa para 5 apo 6 vitesh. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se në dhjetor, një familjes katëranëtarëshe i janë nevojitur rreth 510 euro harxhime mujore për mbijetesë, kurse rroga mesatare është 370 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori