LAJMI I FUNDIT:

Hyundai zbulon modelin e ri Kona

Hyundai zbulon modelin e ri Kona

Kompania Hyundai ka zbuluar modelin e ri SUV, i cili do të quhet “Kona”, në rajonin bregdetar të Havajeve në SHBA.

Kona është destinacion i adhuruar për udhëtarë dhe reflekton frymën aventuristë të Hyundai-t të ri, i cili pritet të dalë në treg në çerekun e fundit të këtij viti.

Modeli i ri paraqet njëherësh edhe hyrjen e parë të Hyundai në segmentin B të modeleve SUV.


Emri Kona paraqet vazhdimin e traditës së Hyundai për emërtimin e modeleve SUV sipas destinacioneve të njohura, siç janë Creta, Santa Fe, Tucson dhe Veracruz.

Me SUV-in e ri kompakt, përçohen shumë mënyra të ndryshme të jetës në rajonin atraktiv Kona në Big Island, në Havaje. SUV-in e ri e karakterizon dizajni i bukur dhe enterieri tërheqës me mjaft hapësirë, transmeton KosovaPress. Këto elemente janë të njohura si çelësi i shitjes së suksesshme të këtyre modeleve në tregjet e mëdha dhe të zhvilluara.