LAJMI I FUNDIT:

Dauti: Deputetët shqiptar të tërhiqen nga Kuvendi, për shkak të debatit anti-shqiptar (Video)

Dauti: Deputetët shqiptar të tërhiqen nga Kuvendi, për shkak të debatit anti-shqiptar (Video)

Deputetit i PDSH-së në Kuvendin e Maqedonisë, Bardhyl Dauti, në emisionin Click Plus në TV21, ju bëri thirrje deputetëve shqiptar të tërhiqen nga Kuvendi, për shkak se sipas tij, është e papranueshme që debati në Kuvend të zhvillohet kundër shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk qëndron ajo se deputetët qëndrojnë në qeveri vetëm që mos të thellohet kriza. Ne nuk duhet të mbështetemi me argumente që lidhen me teknikalitete administrative, procedura juridike. Kriza është politike dhe mesazhi duhet të jetë politik. Mesazhi politike jepet vetëm në atë rastin kur vetëm nënshkruesit e Deklaratës së Shkupit, së bashku me përfaqësuesit e PDSH-së që janë në Parlament, tërhiqet nga ai Parlament, përderisa që debati në Kuvendin e Maqedonisë zhvillohet mbi premisa keqbërëse ndaj shqiptarëve”, deklaroi mes tjerash Dauti./Telegrafi/