LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për të akuzuarin që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë

Arrest shtëpiak për të akuzuarin që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë

L.K, njëri nga të akuzuarit kryesor për ngritjen e flamurit shqiptar në sheshin e Kumanovës, pasditen e sotme është kthyer në shtëpi, shkruan gazeta Koha. Prokuroria e Gjykatës Themelore në Kumanovë ka vendosur masën “arrest shtëpiak” për 21-vjeçarin nga Sllupçani, i cili të premten e kaluar, së bashkë me Ll.S 16-vjeçar, po nga Sllupçani, dyshohen të ketë ngritur flamurin shqiptar në Kumanovë.

Në ndërkohë, Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë tashmë ka parashtruar kallëzim penal kundër katër personave, të cilët siç thuhet në njoftimin zyrtar drejtuar mediave, në datën 31 të muajit të kaluar, u përpoqën që në sheshin e Kumanovës ta heqin flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe në të ta vendosin flamurin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se kallëzimi penal është ngritur kundër L.K (21) dhe një personi 17 vjeçar, që të dy nga fshati Sllupçan dhe dy persona të panjohur, për vepra të kryera penale “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarje dhe padurim”, dhe “sulm mbi një person zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.


Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori