LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Premtuan 250 mijë vende pune, nuk i realizuan

Pacolli: Premtuan 250 mijë vende pune, nuk i realizuan

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe biznismeni, Behxhet Pacolli ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit Universum, me temën “Zhvillimi ekonomik, politikat zhvillimore dhe ndërmarrësia e suksesshme”.

Në këtë ligjëratë, Pacolli foli për sfidat që ka kaluar, idolët që ka pasur përgjatë rrugëtimit drejt suksesit dhe i motivoi studentët për të ecur përpara, duke treguar shembuj nga jeta e tij dhe aforizma.

Ndër të tjerash ai foli edhe për premtimet e qeverisë aktuale, si dhe për fondet e premtuara që do të themelohen. Sipas tij këto fonde nuk janë themeluar, dhe njerëzit nuk janë punësuar ashtu siç është premtuar paraprakisht.


“Kanë premtuar edhe nga 250 mijë, 200 mijë vende pune. Dhe çka ndodhi? Asgjë nuk ka ndodhë. Realiteti është krejtësisht tjetër. Ne sot kemi praktikisht një kryeministër, i cili thotë se janë kriju 40 mijë vende pune. Tjetri jep shifra kontradiktore, thotë 20 mijë. Një tjetër ministër thotë 18 mijë janë. Asnjë nuk e di. Unë ju them se nuk janë as 40 mijë, as 20 mijë, as 18 mijë. Ne nuk kemi kriju vende të punës. Jemi në deficit me krijimin e vendeve të punës në krahasim me ardhjen e njerëzve të rinj në tregun e punës. Prandaj ne jemi në situatë kautike”, tha Pacolli para studentëve.

Ish Presidenti i Kosovës u dha studentëve disa këshilla se si të arrijnë përpara në jetë dhe të mbërrijnë majat e suksesit. Në mesin e faktorëve shumë të rëndësishëm për të qenë i suksesshëm, sipas tij, është edhe dashuria ndaj familjes.

“Në ngritjen tënde ka shumë faktorë që veprojnë. Së pari familja. Mos harroni. Asnjë person nuk mundet me qenë sot i sukseseshëm për mua, nëse në njëfarë mënyrë nuk ka pasë ndjenja apo dashuri familjare. Ndaj prindërve të tij ose farefisit të tij”, theksoi Pacolli.

Ndër të tjerash, Pacolli pohoi se është shumë e rëndësishme që njeriu të mendojë pozitivisht, t’i lërë prapa gjërat që kanë ndodhur më parë dhe të fillojë të mendojë me pozitivitet.

“Mendoni pozitivisht se çdo njeri është pozitiv. Nuk ka njerëz të këqinj. Ka njerëz përtacë ose puntorë. Ka njerëz që janë të mbushur me negativitet e të tjerë me pozitivitet. Por njeriu kur ka lindë, ka lindë si një fletë e bardhë. E çdo gjë që është shënu në të është varur prej kësaj jete që ai nuk ka pasë fat për me qenë gjithmonë pozitiv. Por, ju mundeni me ndryshu atë. Mundeni me marrë gomën dhe me fshi çka është shkrujt përpara dhe me fillu me shkrujt atë. Jeni gjithmonë pozitivë”, tha ai.

Prezent në këtë ligjëratë ishin edhe ndërmarrësja Mimoza Tuqi, zëvëndësdrejtori i Kolegjit Universum, Uran Rraci, si dhe profesorë të këtij universiteti.

Në fund të ligjëratës studentët patën rastin t’i parashtrojnë pyetje Pacollit, të cilave ai iu përgjegj me shumë konsideratë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori