LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit frikësohen nga aktiviteti paranormal, mësimdhënësi shpjegon ngjarjen (Video)

Nxënësit  frikësohen nga aktiviteti paranormal, mësimdhënësi shpjegon ngjarjen (Video)

Paul Abley që është mësimdhënës i një shkolle fillore në Yorkshire, i ka qetësuar nxënësit që mendonin se panë një fantazmë.

Fëmijët e klasës së gjashtë, kanë shkuar me nxitim te ligjëruesi, nga frika se në një kabinet po ndodhe aktivitet paranormal, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, atyre iu është shpjeguar se nuk ka të bëjë me ndonjë krijesë të pazakontë, por vetëm një reflektim që vinte prej klasës tjetër.


“Tërë hapësira është me panele xhami dhe reflektimet janë të zakonshme. Ishte një hije që vinte nga afër dhe dukej sikur të ishte njeri”, ka thënë Abley lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, shihet hija e çuditshme, që duket se vërtetë është një njeri i ulur në karrige dhe po punon në kompjuter. /Telegrafi/

https://youtu.be/kAO1gdhGry8