LAJMI I FUNDIT:

Dita “D”

Dita “D”
22 Nov 2014, Kosovo --- Nov. 22, 2014 - Prishtina, Kosovo - Kosovo's independent political analyst Fadil Lepaja, sitting next to his home library in Pristina, Kosovo's capital city. Lepaja, is one of most active public figures in political and social opinions and analyst in the country's level, his main field of interest depict the national traditional policy making analysis, as well as international relations. (Credit Image: © Vedat Xhymshiti/ZUMA Wire) --- Image by © Vedat Xhymshiti/ZUMA Press/Corbis

Prognozat thoshin se në Serbi do të fitojë Aleksandër Vuçiqi dhe se sot do të bie shi. Gjërat në politikë tashmë dihen sikurse edhe me motin. Veçse ka ra një mjegull e përkohshme. E, në rrafshin atmosferik, ashtu siç kishin “prognozuar” meteorologët, sot, kur u zgjuam, në mëngjes pamë se tashmë kishte rënë shi. Pak, por tokën e kishte lagur sa për të çuar në vend fjalën e meteorologëve.

Mund të thuhet se shiu dhe të reshurat e tjera atmosferike bien me kërkesë të meteorologëve dhe jo kur t’i teket shiut vet. Për shembull, ata thonë se pas tri ditësh do të ketë shi dhe patjetër pak shi edhe do të bjerë, e ti tashmë e di edhe se çfarë mund të veshësh. Në të gjitha kombinimet, ombrellën merreni me vete!

Zgjedhjet në Serbi, pra, përfunduan brenda llojit. Prognoza doli po aq e saktë. Dihej paraprakisht se në këto rrethana do të fitonte një nacionalist i matur, me orientim evropian dhe me sentiment rus. Të gjitha mediat, në faqen e parë e me shkronja të mëdha, e kishin emrin e kandidatit i cili edhe fitoi. Ujku i moçëm i nacionalizmit serb iku nga posti i presidentit, për t’u zëvendësuar nga një ujk më i ri, por jo më pak ujk në kuptimin metaforik të fjalës. Në fakt, përkthimi nominal i mbiemrit të presidentit të ri serb, do të thoshte se bëhet fjalë për një ujk të vogël edhe pse, në rastin e tij, së paku nga përvoja me të si ish-kryeministër serb, mund të thuhet se mbiemri nuk i shkon. Nuk është më aq i vogël. Të gjitha që i kishte humbur dikur ish-presidenti Millosheviq, përfshirë edhe besimin e Perëndimit, Vuçiqi si duket i riktheu. Madje, arriti të plasojë në qendrat e vendimmarrjes evropiane edhe një ide të tij, për një mini-union doganor, sipas modelit franko-gjerman.


Presidenti i ri serb duket se e pëlqen edhe shahun. Kur ishte i ri, ushtar sidomos, ai thotë se ndër serbët vështirë gjente konkurrentë për shah dhe se ai zakonisht luante shah me shqiptarët të cilët, sipas tij, janë shahistë të mirë. Sido që të jetë, ujku i “vogël”, me zgjedhjen në postin e ri, kështu kaloi në lojëra strategjike, rajonale, duke lënë menaxhimin me Serbinë e brendshme për dikë tjetër?

A po ikë ai prej dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, në një nivel më të lartë?

Duke qenë se pretendimet e Vuçiqit janë regjionale dhe ai synon një strukturim të ri në Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë lojë ku ka lënë gjurmë qysh si kryeministër, ai tashmë e ka zgjedhur partnerin strategjik – shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama i cili është njëkohësisht i zgjedhuri i Perëndimit për proceset rajonale. Ka shumë gjasa që presidenti serb ta lë dikë tjetër të merret vetëm me Kosovën dhe me bisedimet për normalizim, garantues i të cilave padyshim se do të jetë ai vet. Duke e bartur rëndësinë e afrimit në mes popujve dhe shteteve në regjion në qendër të vëmendjes, ai do të ketë mundësinë të bëjë kompromise rreth Kosovës në kundërvlerë të përfitimeve rajonale të Serbisë. Krijimi i marrëdhënieve të reja në regjion të cilat mund të sillnin paqen në këto hapësira, sidomos ndërtimi i marrëdhënieve të mira shqiptaro-serbe, do të ishte po ashtu vepër e vlefshme për ”Nobel” dhe njëkohësisht rënie e rëndësisë ndërkombëtare të Kosovës.

Ndërkohë, në Kosovë, pavarësisht prej kësaj, tashmë është hapur lufta se kush do të jetë bashkëbiseduesi i tij. Sipas pozitës do të pritej që ky të jetë homologu i tij. Por, përderisa në Serbi Vuçiqi i rehatoi kundërshtarët e vet, të mëdhenj – sidomos ekstremistët të cilët morën shumë pak vota – në Kosovë gjendja paraqitet ndryshe. Presidenti i Kosovës nuk ka asgjë në dorë përpos bizneseve, mediave, shoqatave dhe profilit të tij në Facebook, me të cilat duhet pranuar se po krijon sa të duash probleme – qoftë vendorëve, qoftë ndërkombëtarëve, e sidomos deklarata ndërsyese, përçarëse, luftëndjellëse.

Lufta për pushtet, edhe pse e mbuluar me tema të ndryshme, duket të jetë tepër e ashpër, sepse ka të bëjë me fatin e individëve dhe grupeve të interesit rreth tyre. Përmes krizave të krijuara, rreth disa temave të hapura nga të cilat varet dinamika e procesit të integrimeve euroatlantike në Kosovë, presidenti i vendit tashmë e ka shpallur kandidaturën që ky të jetë partneri kryesor i presidentit tashmë të zgjedhur serb – kryesues i bisedimeve, edhe pse kompetencat kushtetuese nuk janë në favor të tij. Duke llogaritur se e ka frikësuar dhe shqetësuar mjaftueshëm opinionin, ai e shpalli edhe publikisht se ai do të jetë udhëheqësi i këtyre bisedimeve. Kjo ngutje i ka arsyet e veta.

Shqetësimin më të madh presidenti i vendit nuk duket se e ka nga Qeveria, as nga partitë opozitare, sa nga marshimi i mikut të tij të dikurshëm nëpër institucione, ndërmarrje publike dhe sidomos nga pranimi i tij i shpejtë dhe dominimi i plotë me partinë demokratike, dhe me strukturat e tjera të cilat ai dikur i konsideronte si të tija dhe i kontrollonte përmes tij.

Në fakt, presidenti, asnjëherë nuk duket të ketë qenë i pranuar në parti, por ai e kontrollonte atë përmes grupeve të interesit dhe intelektualëve “mercenarë” që i sillte nga jashtë në kuadër të marrëveshjeve më tepër biznesore sesa politike. Marshimi “dëgjues” i mikut të tij nëpër parti, por edhe nëpër shoqëri, duket se e shqetësoi seriozisht “shefin”, sidomos mundësia se mund të rrezikohet dhe zëvendësohet ideja e tij e qeverisjes sipas modelit Putin-Medvedev, me modelin Bullatoviq-Gjukanoviq në Mal të Zi, ku ky i dyti në momente kritike për vendin kishte bërë kthesën vendimtare drejt Perëndimit dhe kishte fituar përkrahjet e tyre duke e lënë në margjina ish-shefin e vet. Por, kësaj radhe gjithçka si duket ka të bëjë me orientimin strategjik Lindje-Perëndim. Kjo me gjasë e favorizon modelin e dytë.

Vizitat dhe deklaratat e qarta të zyrtarëve të lartë evropianë, të NATO-s dhe së fundmi edhe të SHBA-ve, si duket nuk e favorizojnë modelin e ecjes përpara përmes krijimit të krizave. Përkundër hapave seriozë që kishte ndërmarr Thaçi për nderimin e viktimave serbe të (pas)luftës dhe birrave të pira me qytetarët serbë nëpër Kosovë, ka shumë gjasë të mos mjaftojë. Deklarata defetiste se serbët kurrë nuk do të votojnë Ushtrinë, tregoi sa i pafuqishëm, është në fakt ai.

Pavarësisht “shpurthjeve” të vazhdueshme të presidentit dhe njerëzve të tij, i cili kohëve të fundit po flet kudo që i ofrojnë një mikrofon, pat apo nuk pat çka të thotë, megjithatë duket se gjithçka, edhe vet karriera e Thaçit, nuk është në dorën e tij. Ka shumë gjasë që zgjidhja të jetë në dorën e (ish)mikut të tij, kreut të ri të PDK-së dhe të Parlamentit, sidomos në urtinë, vizionin dhe ofertën e tij për opozitën – edhe pse nganjëherë nuk mjaftojnë as vetëm dëshira apo vetëm urtia, sidomos nëse gjendja ka degraduar tepër shumë.

Sidoqoftë, fati politik i Thaçit dhe kësaj elite politike nuk duket se është në dorën e vet Thaçi si është mësuar ai deri më tani. Ndaj, në mos pikërisht tani, atëherë “Dita D” duket se është shumë afër.

Në trend

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori