LAJMI I FUNDIT:

Popullarizohet në internet vallëzimi i bashkëshortëve të moshuar (Video)

Popullarizohet në internet vallëzimi i bashkëshortëve të moshuar (Video)

Dietmar Ehrentraut dhe gruaja tij Nellia nga Durmersheim i Gjermanisë, që kanë marrë pjesë në një garë vallëzimi, janë pëlqyer shumë nga shfrytëzuesit e internetit.

Videoja ku shfaqet 70-vjeçari me bashkëshorten gjashtë vite më të re,  duke treguar lëvizjet e tyre nën ritmet e muzikës, është parë 44 milionë herë brenda pak ditësh, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, ata nuk kanë ditur se i ka xhiruar dikush, apo që kanë bërë këtë famë.

“Shkuam më shumë që të takohem me miqtë e vjetër, se sa të garojmë dhe të tregojmë aftësitë tonë”, ka thënë Ehrentraut lidhur me rastin.

Në aktivitetin që u zhvillua në Bavari, ata nuk kanë fituar ndonjë çmim, por kanë qenë ndër më të pëlqyerit.

Mirëpo, çifti i valltarëve amatorë kanë shumë tituj të fituar në gara të ndryshme, si dhe organizojnë kurse dhe punëtori për të interesuarit për vallëzim. /Telegrafi/

https://youtu.be/DqD1Q0SGiLw