LAJMI I FUNDIT:

Memorandum Mirëkuptimi për angazhimin e komunitetit në parandalimin e radikalizmit

Memorandum Mirëkuptimi për angazhimin e komunitetit në parandalimin e radikalizmit

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Ambasadën italiane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizmit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se është përzgjedhur komuna e Gjilanit që të jetë e para në këtë pilot-projekt dhe ky bashkëpunim ka dalë shumë i suksesshëm.

Ai theksoi se parandalimi i ekstremizmit dhe akteve tjera të dhunës është i rëndësishëm si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin.


“Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha ministri Hyseni.

Ai përgëzoi nënshkrimin e këtij memorandumi të mirëkuptimit, duke falënderuar pjesëmarrësit për bashkëpunim e në veçanti qeverinë italiane në përkrahjen e Kosovës në luftimin e këtij fenomeni.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi tha se si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi kanë dalë rezultatet e para pozitive në parandalimin e ekstremizmit në komunën e Gjilanit.

“Uroj që ky bashkëpunim të shkojë më tutje që Gjilani të jetë një vend i qetë dhe i sigurte për qytetarët, e që të gjitha format e ekstremizmit të jenë në nivel zero”, tha Haziri.

Ndërsa, ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, tha se angazhimi i përbashkët në këtë pilot-projekt është tregues se ka bashkëpunim shumë të  mirë në mes të dyjave vendeve.

“Të gjithë qytetarët e Evropës janë të kërcënuar nga terrorizmi dhe kjo është një brengë e jona e përbashkët. Parandalimi i ekstremizmit është më një rëndësi të madhe për Kosovën, prandaj keni përkrahjen e shtetit italian në këtë drejtim”, tha ambasadori Sardi.

Zëvendëspërfaqsuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, tha se Republika e Kosovës ka treguar një kurajë të madhe në luftimin e ekstremizmit dhe kjo vlerësohet shumë.

Ajo tha UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe në projektet tjera në të ardhmen.

Qëllimi i këtij Memorandumi është që të ofrojë kornizën e bashkëpunimit dhe të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet Palëve, mbi baza jo-përjashtuese, në fushat e interesit të përbashkët.

Aktivitetet e zbatuara në bazë të këtij Memorandumi priten të kenë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të Komunës për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori