Heqja e barrierave në qarkullimin e mallrave, sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset në vend dhe luftimi i ekonomisë joformale, ishin në fokus të diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka e vlerësoi pjesëmarrjen e drejtorit të ri të Doganës në një diskutim për të dëgjuar shqetësimet e bizneseve anëtare të Odës Amerikane.
Zeka tha se investimet në infrastrukturën rrugore Kosovë-Shqipëri janë të pamjaftueshme nëse nuk shfrytëzohen për qarkullimin e lirë të mallrave, duke kërkuar edhe shtimin e dinamikave në krijimin e mëtejmë të lehtësirave si me Shqipërinë, ashtu edhe me vendet tjera të rajonit.
Ai theksoi se ka pasur përmirësim në aspektin e rivlerësimit të mallrave, duke pasur parasysh numrin e vogël të ankesave nga anëtarët e Odës Amerikane.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha u shpreh i kënaqur të takohet me bizneset anëtarë te Odës Amerikane për të diskutuar mbi sfidat tregtare, gjetjen e zgjidhjeve për t’i eliminuar këto barriera dhe thellimin e bashkëpunimit.
Ai vlerësoi se Dogana është një institucion mjaft stabil që ofron një qasje pro zhvillimit të përgjithshëm të bizneseve dhe që shfrytëzohet për lehtësirat tregtare, por edhe mbledhjen e taksave.
Berisha tha se dogana ka bërë progres edhe në bashkëpunimin e saj me institucionet tjera ndërkombëtare pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Doganave, anëtarësim ky i cili do të ndikojë që Kosova të jetë pjesëmarrëse në ngjarje të rëndësishme që ndihmojnë në eliminimin e barrierave për bizneset kosovare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm – rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!