Është e qartë se në Republikën e Maqedonisë nuk funksionon asgjë tjetër përveç aparatit partiak të vendosur nga të dyshuarit në hetimet e PSP – Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
‘Është e qartë se institucioni më i lartë në vend , Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është i paralizuar.
Është e qartë se administrata nuk funksionon, përveçse si mish partiak për përhapje të urrejtjes dhe ndarjeve, histerisë nacionaliste dhe mbrojtjes së të dyshuarve për krime, korrupsion, dhunë dhe mashtrime zgjedhore. Ata udhëhiqen prej manipuluesve të tejdukshëm, të paguar mirë me paratë tona. Është e qartë se makineria partiake gjyqësore-policore dhe institucionet për kontrollim financiar janë të mbrehura në mbjelljen e urrejtjes dhe presioneve, me qëllimet e njëjta si të manipuluesve nëpër rrugë.
Është e qartë se mashtruesit joqeveritarë dhe mastodontët e skenës shoqërore nuk kanë ide, e aq më pak guxim, t’i ecin hapat e fundit drejt kthimit të demokracisë dhe sundimit të drejtësisë.
Qindra mijë qytetare dhe qytetarë, të cilët vite me radhë me vendosmëri marshuan për liri, demokraci dhe drejtësi, tani janë të strukur dhe pjesërisht të hutuar. Disa u shndërruan edhe në viktima të manipulimeve të lira, të dredhive politike jo më pak të rrezikshme të Gruevskit dhe rishtarit të tij, uzurpatorit të funksionit të presidentit, Gjorge Ivanov. Një gjë duhet të jetë e qartë. Fitorja e fituar me mund e qytetareve dhe qytetarëve krenarë mbi regjimin autoritar dhe kriminel duhet të mbrohet çdo ditë, në çdo pëllëmbë të vendit tonë të përbashkët.
Nuk guxojmë të lejojmë që manipulimet politike të nacionalistëve nga të dy anët të na e vjedhin lirinë, e cila duket afër dorës, por është ende larg për shkak të bllokadës së sistemit. Nevojitet zëshmëri! Zëshmëri e çdo individi, veprim nga çdo individ.
Nuk guxojmë të lejojmë të mbisundojë frika dhe padija. Nuk guxojmë të lejojmë të mbisundojë dhuna, se pikërisht ky është qëllimi i kriminelëve.
Duhet të bisedojmë mes vete. Duhet t’u drejtohemi të gjithëve që i njohim, të këmbejmë informata për çdo gjë që po ndodh, t’i nxjerrim sheshit të gjithë që dëshirojnë të mbijetojë sundimi i frikës dhe krimit, por edhe ata që janë mbështetur rehatshëm në karriget e tyre të shtrenjta dhe janë dhanë pas gëzimit të funksioneve të tyre. Ndajini idetë tuaja për dalje nga ky ankth dhe bëhuni të zëshëm.
Keni pyetje ose jeni të revoltuar nga mesazhet e partive të cilat këmbëngulin se i përfaqësojnë shqiptaret dhe shqiptarët? Shikoni më mirë. Pyetni dhe kërkoni përgjigje të sinqerta dhe të sakta. Keni të drejtë të bëni këtë! Keni njohuri ose jeni shënjestër e presioneve dhe frikësimeve? Ndajini me opinionin. Kërkoni që të ndalen. E keni atë të drejtë!
Keni dyshime për politikanët në njërën, tjetrën ose anën e tretë? Tregojeni këtë dhe kërkoni transparencë dhe ndershmëri. Keni të drejtë të bëni këtë! Flisni! Propozoni se çfarë duhet të bëjmë të gjithë së bashku. Ftojini ata që protestojnë në bisedë. Do të bisedojmë për të gjitha problemet, për të gjitha kërcënimet, për të gjitha dyshimet.
Më e rëndësishmja nga të gjithat është të kthehen liria, demokracia dhe drejtësia. Të gjithë e kemi këtë të drejtë’, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A