LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Nëna Tereza” bashkëpunim edhe me universitetin “Isa Boletini”

Universiteti “Nëna Tereza” bashkëpunim edhe me universitetin “Isa Boletini”

Studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe ata të  Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup,  tash e tutje do të mund të shkëmbejnë përvojat e tyre për avancimin e tyre profesional, shkruan gazeta KOHA.

Kjo është mundësuar me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy universiteteve, nga rektori Alush Musaj dhe homologu i tij nga Shkupi, Azis Pollozhani. Rektori Musaj, tha se Universiteti “Isa Boletini” është i ri, por Mitrovica ka një traditë të gjatë akademike.


“Ne jemi të gatshëm që mundësitë dhe përvojën tonë ta vëmë në dispozicion të studentëve dhe mësimdhënësve të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, tha ai.

Ndërsa, rektori Pollozhani tha se ata kanë nevojë për mbështetje meqë Universiteti “Nënë Tereza” ka vetëm disa muaj që është themeluar.

“Kemi nevojë për mbështetje në të gjitha fushat, meqë ende jemi duke u përballur me sfidat e fillimit”, tha ai. Pollozhani tha se Universiteti “Nënë Tereza”, njihet si një universitet i fushave teknike, prandaj bashkëpunimi me Universitetin “Isa Boletini”, është parë si një përparësi për shkak të natyrës së programeve që ofrojnë.

“Ndjehemi shumë të kënaqur për gatishmërinë e drejtuesve të këtij Universiteti për bashkëpunim dhe për mbështetjen e ofruar”, është shprehur Pollozhani.

Në kuadër të marrëveshjes që u nënshkruar në Mitrovicë, ku rektori Pollozhani qëndroi në Mitrovicë i shoqëruar nga prorektori Rizvan Sulejmani dhe profesori Afrim Hamiti, parashihet shkëmbimi i vizitave të stafit akademik dhe kërkimor, që kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave, përgatitjen e projekteve kërkimore etj. Poashtu parashihet qarkullimi i botimeve, materialeve akademike dhe informacioneve për fusha të caktuara studimore.

Një pikë e veçantë është ajo që ka të bëj me impenjimin e universiteteve për të mbështetur çdo student të universitetit partner për pjesëmarrje në leksionet e lëndëve dhe kurseve studimore që ofron. Studentët me autorizim të universitetit mund të zgjedhin një numër kursesh midis atyre që ofron universiteti pritës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori