LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale e SHBA-se pret politika e shtrënguar monetare

Rezerva Federale e SHBA-se pret politika e shtrënguar monetare

Përveç ngritjes së normës bazë të interesit, Rezerva Federale Amerikane (FED) pritet të zbatojë politika të reja shtrënguese monetare brenda këtij viti. Lajmi u konfirmua nga disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni.

Drejtori i Bankës së Rezervës Federale në Nju Jork, William C. Dudley u shpreh në një intervistë kohët e fundit se nëse zhvillimi ekonomik përputhet me parashikimin, Rezerva Federale mund të ulë nivelin e borxheve.


“Nëse mund të realizojmë normalizimin e bilancit, gjë që mund të zëvendësojë ngritjen afatshkurtër të normës së interesit, kjo mund të shkaktojë edhe ngushtimin e mjedisit financiar”, tha Dudley.

Rezerva Federale Amerikane është mbajtësja më madhe botërore e borxheve shtetërore të vendit. Nëse ajo zvogëlon përmasën e kapitaleve dhe të borxheve, më shumë bono do të kthehen në tregun ndërkombëtar, duke rritur normën e interesit. /Telegrafi/