LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë

Kelmendi: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi priti në takim delegacionin nga Hungaria, të kryesuar nga Levente Magyar, sekretar i Shtetit për diplomacinë ekonomike.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz dhe Luljeta Vuniqi, ambasadore e Kosovës në Hungari, zëvendëskryeministri Kelmendi njoftoi për prioritet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, thuhet në njoftimin nga Qeveria e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Kelmendi, duke falënderuar Hungarinë për gjithë përkrahjen që ka dhënë, shprehu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat.


Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi foli edhe për krijimin e një ambienti më të mirë për të bërit biznes, duke theksuar se Ligji për investime strategjike dhe ai i investimeve të huaja, krijon mundësi më të mira për investitorët në Kosovë.

Levente Magyar, sekretar i Shtetit për diplomacinë ekonomike, tha se nga vizita e fundit në vitin 2009, në Kosovë janë bërë ndryshime të mëdha.

Sekretari Magyar shprehu përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se hapja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë thellon edhe më tutje bashkëpunimin.

Gjatë takimit, sekretari Magyar foli edhe për përkrahjen e Hungarisë në fushën e arsimit, duke rritur numrin e bursave nga 30 në 50 për studentët nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori