LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: Kosova e interesuar për investime të jashtme

Murtezaj: Kosova e interesuar për investime të jashtme

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës sot ka filluar punimet dyditore sesioni i parë i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj duke kujtuar se ky takim është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të të dyjave shteteve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë, ka theksuar se ky sesion konfirmon përkushtimin e vendeve për të çuar përpara idetë dhe vizionet, si dhe për të përkrahur iniciativat zhvillimore të vendit.

“Si shtet i ri ne kemi bërë progres të mirë, kemi avancuar në shumë fusha. Natyrisht kemi sfida po ashtu. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të bëjë të gjitha reformat e duhura për t’u bërë pjesë e Evropës. Për të krijuar ambientin e përshtatshëm për investime të jashtme dhe për ta bërë klimën më të lehtë për të bërë biznes në Kosovë”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj, thuhet në njoftimin e MPJ, transmeton Telegrafi.


Ndërsa ka shtuar se “vizioni i Kosovës është paqja dhe zhvillimi: është dialogu dhe bashkëpunimi. Ne jemi të përkushtuar për rrugën evropiane të integrimit. Evropa nuk është e kompletuar pa Kosovën”.

Nga ana tjetër, ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme i Hungarisë, Levente Magyar duke vlerësuar takimin të rëndësisë së veçantë bëri thirrje për thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, derisa ka përmendur bashkëpunimin aktual që e kanë Kosova dhe Hungaria.

“Kemi shumë të arritura së bashku si dy vende, dhe qeveritë tona komunikojnë mes vete shumë mirë. Arritje tjetër që duhet përmendur janë edhe fluturimet direkte dy herë në javë Prishtinë – Budapest me kompaninë Wizzair, pastaj kemi arritur marrëveshjen për një kredi 62 milion si kredi e butë, me normë zero për qind interes për investimin e projekteve infrastrukturore, energji, sport, transport dhe në menaxhimin e ujërave. Po ashtu kemi 50 studentë nga Kosova që çdo vit vazhdojnë studimet në Hungari”, ka deklaruar Magyar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Kalo në kategori