Regjistrimi i popullsisë i iniciuar nga OBRM-PDUKM-ja në manifestimin e saj ka për qëllim mbajtjen gjallë të debatit sa i përket përqindjes së shqiptareve e me këtë edhe tërheqjen e vëmendjes nga kriza reale dhe hetimet e Prokurorisë Speciale. Kështu vlerëson Akademiku Abdylmenaf Bexheti, i cili ishte edhe nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit. Duke folur për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, Bexheti shton se kjo strukturë para të dal me propozime të reja duhet të jep përgjegjësi edhe për keqpërdorimin e fondeve të regjistrimit aso kohe, njofton Alsat M.
Realisht tani e kërkojnë për të hedhur pluhur syve, për të pastruar të palarat e tyre. Por kjo mendoj se është një arsye shtesë para se gjithash për PSP-në për të gjitha keqpërdorimet financiare që janë bërë në atë regjistrim. Ata shpenzuar mbi 85 për qind të mjeteve financiare ndërkohë që nuk realizuan as 15 për qind të regjistrimit duke u ndalur në ditën e 11-të – deklaroi akademiku Abdylmenaf Bexheti.
Akademiku Bexheti këmbëngul se në Maqedoni nuk do të mund të realizohet regjistrim i popullsisë i cili nuk do të përfshijë edhe shqiptarët të cilët veprojnë jashtë Maqedonisë. Sipas Bexhetit ka disa indikatorë pse shqiptarët në diasporë duhet të përfshihen në regjistrim.
Ky dokument, ku pamflet tenton sërish të margjinalizoj si bashkësi të dytë entike në vend. Por kjo është e pamundur derisa shqiptarët janë gjallë në këtë vend. Ata shqiptarë me doemos do të jenë pjesë e regjistrimit sepse ata e mbajnë gjallë ekonomikisht dhe në të gjitha aspektet tjera këtë shtet – tha Bexheti.
Regjistrimi i vitit 2011 kishte dështuar në ditën e 11 për shkak të mospajtimeve lidhur me regjistrimin e shtetasve që jetonin punonin përkohësisht jashtë vendit. Për regjistrimin në fjalë ishin paraparë 14 milion euro. Regjistrimi i fundit në Maqedoni është bërë në vitin 2002. Sipas rezultateve të atëhershme, në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë. Sipas standardeve evropiane, regjistrimi i popullsisë bëhet në çdo dhjetë vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare