LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci takoi ambasadorin e Malit të Zi

Lladrovci takoi ambasadorin e Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha me të cilin ka biseduar që në të ardhmen të binjakëzohet Komuna e Drenasit me Komunën e Tuzit.

Kryetari ka falënderuar ambasadorin Dinosha për vizitën dhe ka uruar në marrjen e detyrës si ambasador në Republikën e Kosovës.


Ai ka thënë se është shumë kënaqësi që të bashkëpunojë me Komunat e Malit të Zi, sidomos me ato shqiptare, ndërsa kanë biseduar që në të ardhmen të binjakëzohet Komuna e Tuzit dhe Komuna e Drenasit.

Ambasadori Dinosha ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen, duke thënë se ndjehet tejet i emocionuar që gjendet në Drenas, në vendlindjen e heroit të gjithë shqiptarëve Fehmi Lladrovci. /Telegrafi/