LAJMI I FUNDIT:

Ordanoski: Maqedonia së shpejti do të ketë qeveri të re

Ordanoski: Maqedonia së shpejti do të ketë qeveri të re

Maqedonia së shpejti do të ketë qeveri të re, ndërsa dyshja Gruevski-Ahmeti, do të shkoj në histori. Ky është parashikimi i analistit politik Sasho Ordanoski në intervistën për revistën Shenja. Sipas tij, kjo është agjenda që po mbështetet nga ndërkombëtarët dhe paraqet opsion të vetëm për Maqedoninë.

“Do të ketë qeveri të re, të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do ta stabilizojë dhe reformojë shtetin sipas rekomandimeve të Pribesë, me një rol të rëndësishëm të organeve speciale dhe organeve të rregullta për ndjekjen e krimit. Kjo nuk është as agjenda e vetme, e as agjendë e shpejtë dhe parashikoj se do të ketë shumë situata ‘të rënies dhe të ngritjes’ në zhvillimin e tillë. Mirëpo, kjo është agjenda që do të mbështetet ndërkombëtarisht edhe me ndihmë politike edhe me ndihmë financiare”, ka thënë Ordanoski për Shenja.

Ai vlerëson se vendi nuk është në një qorrsokak por në një udhëkryq, në të cilin një shumicë e madhe qytetarësh, të të gjitha kombeve, kulturave dhe feve, në zgjedhjet e fundit qartë treguan se ku duan të lëvizin.


I pyetur në lidhje me humbjen eventual të interesit të SHBA-së për Maqedoninë, pas ardhjes së Donald Trampit në krye të SHBA-ve, Ordanovski, ka thënë se përkundrazi SHBA-të, jo që nuk e kanë humbur interesin por pret që ky interesim të rritet edhe më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori