Sot është Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit janë të prirur të mos i besojnë të gjitha lajmet që lexojnë dhe shohin. Megjithatë, ka disa lajme që duket sikur janë gënjeshtra, por janë të vërteta. BBC ka mbledhur dhjetë prej tyre.
– Sot është Dita Ndërkombëtare e Luftës me Jastekë. Po, vërtet! Qytetet si Hong Kongu, Barcelona, Amsterdami, Çikago, Bangalore dhe Hull marrin pjesë në këtë garë. Rregulli është që të mos e godasësh askënd përveçse me jastëk.
– Ish-aktorja e serialit ‘Baywatch’, Pamela Anderson, ‘dashuron’ Julian Assangen. Mund të duket si një marrëdhënie e pazakontë, por aktorja thotë se nuk është sekret. Ajo thotë se Assange po përpiqet të çlirojë botën duke e edukuar. “Është një betejë romantike, e dua për këtë”.
– Të vendosësh tekstet e Shekspirit në muzikën rep i ndihmon nxënësit për të mësuar. Një aplikacion i ndihmon nxënësit në këtë drejtim.
– Vodka shpëton një mace. Veterinerët i dhanë maces Princesha një gllënjkë vodka, pasi ajo ishte helmuar nga vaji i frenave. Pas kujdesit 24-orësh dhe trajtimit me vodka, macja ia doli pasi pija alkoolike shërbeu si antidot për helmin.
– Lojtari i kriketit, Gary Ballance nuk do luajë në një ndeshje të kampionatit, pasi nuk i dallon ngjyrat. Ndeshja e topit ngjyrë rozë do luhet kundër ekipit Surrey dhe ai nuk do luajë pasi nuk e dallon dot topin nga bari.
– Një adoleshent realizoi një festë lamtumire për këmbën e tij. Thomas Green iu nënshtrua 20 operacioneve pasi këmba e tij kishte një keqformim venash. Tani mjekët ia kanë hequr këmbën. Prindërit organizuan një festë të madhe lamtumire, përfshirë këtu një tortë në formë këmbe.
– Një gjyshe 82-vjeçare luan si DJ profesioniste në Japoni. Pasi drejtoi një restorant për 50 vite, Sumiko Iwamuro zbuloi talentin e saj gjatë ditëlindjes së djalit. Tani quhet DJ Sumirock dhe luan në një klub në Tokio.
– Kina ndalon mjekrat e gjata. Një fushatë e tillë ka nisur në rajonin perëndimor të Xinjiang. Qeveria e Kinës thotë se kjo është një fushatë kundër ekstremizmit islamik.
– Një grua që hante mish pule dhe patate të skuqura çdo ditë për 24 vite, është kuruar nga fobia e ushqimit. Për këtë është dashur vetëm një orë hipnoterapi.
– Kush kërkon një hotel me pesë yje, në Holandë do përjetojë diçka ndryshe. Aty mund të kaloni natën në një vinç të përshtatur si hotel. Hotel Faralda ofron tre suita, që janë 50 metër mbi tokë, dhe një vaskë të nxehtë në majë të vinçit. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Çifti shënon rekord botëror për varjen më të shpejtë të rrobave
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje