LAJMI I FUNDIT:

20 gjykatës kanë dorëzuar ankesa për orarin e ri në Gjykatën Penale

20 gjykatës kanë dorëzuar ankesa për orarin e ri në Gjykatën Penale

Gati 20 gjykatës kanë dorëzuar ankesa kundër orarit të kryetarit në detyrë në Gjykatën Penale, Stojançe Ribarev, njofton televizioni Telma. Nga Gjykata Supreme paralajmëruan se përderisa do të skadajë afati edhe zyrtarisht do të tregojnë edhe sa ankesa kanë arritur dhe kur do t’i rishikojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse gjykohet sipas numrit të ndryshimeve, por edhe të ankesave ky orar ka shkaktuar më shumë reagime se ai i ish-kryetare Tatjana Mihajllova.

Gjykatësit e pakënaqur thonë se orari i ri është bërë kundër punës së PSP-së, që gjykatësit të mos mund të ketë qasje në këto lëndë dhe t’i përgjigjen pozitivisht PSP-së./Telegrafi/