LAJMI I FUNDIT:

Federer-Nadal, finalja e madhe e “Miami Open”

Federer-Nadal, finalja e madhe e “Miami Open”

Sërish ata, sërish Roger Federer përballë Rafael Nadal. 2017-ta deri tani është në cdo efekt viti i tyre sepse për mbretin Roger dhe spanjollin Rafa, ky vit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Deri përpara disa muajsh të gjithë mendonin se epoka e tyre në këtë sport kishte përfunduar por për dy si ata që kanë fituar respektivisht 18 dhe 14 grand-slame në karrierë, e pamundura nuk ekziston dhe vitet e shumta mbi supe janë thjeshtë numra të parëndësishëm.


Për të 3-tën herë në këtë vit të gjithë të apasionuarit pas tenisit do të kenë mundësi të ndjekin një tjetër përballje epike sic vetëm ata të dy dinë ta dhurojnë. Pas Australian Open, Federer dhe Nadal do të diskutojnë mes tyre një tjetër finale atë të Mastersit të Miamit.

Pas dy sukseseve të Federer në finalen e grand-slamit të parë të vitit dhe në ruandin e 1/8-ave të Indian Ëells, Nadal do të kërkojë një minihakmarrje. Në gjysmëfinalen e parë të turneut 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Florida, Nadal e pati shumë të thjeshtë për të mposhtur numrin 40 të Botës, italianin Fabio Fognini. Nadal, mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë 31 minuta lojë, 2-0 me sete me shifrat 6-1 7-5.

Ndryshe nga spanjolli Federer vuajti shumë për të siguruar finalen e dytë rradhazi në turnetë Masters. U nevojitën 3 tiebreak që veterani zviceran të mposhte 2-1 sete në gjysmëfinalen tjetër, australianin Nick Kyrgios. 7-6 ( 11-9 në tibreak) 6-7 ( 9-11 në tiebreak) dhe 7-6( 7-5 në tiebreak) ishin shifrat e kësaj sfide në favor të Federer në një ndeshje që zgjati plot 3 orë e 15 minuta.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori