LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kura për gratë që nuk mbeten dot shtatzënë

Zbulohet kura për gratë që nuk mbeten dot shtatzënë

Mosha na prek të gjithëve dhe sjell me vete pasoja, të cilat duket se përjetohen më shumë nga gratë që duan të bëhen nëna.

Megjithatë, një trajtim i ri u jep mundësinë grave të sjellin në jetë një fëmijë edhe pasi kanë kaluar periudhën e menopauzës.

Teksa vitet kalojnë, gratë përballen me një zvogëlim të shanseve për të ngelur shtatzënë, duke qenë se vezoret e tyre prodhojnë më pak vezë. Gjatë moshës 40 deri në 50 vjeç ndihen pasojat e menopauzës, duke e ua bërë akoma dhe më të vështirë sjelljen në jetë të një fëmije. Ndërkohë që në masë praktikohen terapitë nëpërmjet ngrirjes së vezëve, risqet dhe kostot që lidhen me to kanë bërë që familjet të kërkojnë metoda të tjera alternative.


Kostantinos Sfakianoudis nga Klinika Gjenetike në Greqi mund të ketë gjetur atë çfarë po kërkojnë të gjitha gratë! Një studim eksperimental, ekipi i tij i punës provoi një trajtim të ri në 180 gra të moshës nga 34 deri në 51 vjeç. Disa prej tyre kishin dëmtime në sistemin riprodhues, ndërsa tek të tjerat ishin shfaqur simptomat e para të menopauzës.

Sfakianoudis mundi t’i lehtësonte nga këto simptoma si dhe realizoi trajtimin me injektim IVF, që ndihmoi dy prej tyre të mbeteshin shtatzënë. Njëra nga gratë pati probleme dhe dështoi të sillte fëmijën në jetë, ndërsa rasti tjetër lindi me sukses.

Ka disa teori që shpjegojnë rezultatet. Sipas Sfakianoudis, plazma e injektuar mund të ketë simuluar qelizat steminale brenda vezoreve për të prodhuar vezë. Ndonëse eksperimenti rezultoi me sukses, mjekët e tjerë presin të mësojnë më shumë detaje rreth tij për ta aplikuar atë më pas në pacientët e tyre.

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?

A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?

Femra
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Kalo në kategori