LAJMI I FUNDIT:

Mihria dhe Naimi në një rrëfim special: Brenda shtëpisë luksoze të çiftit (Foto)

Mihria dhe Naimi në një rrëfim special: Brenda shtëpisë luksoze të çiftit (Foto)

Bashkë në skenë dhe në jetë prej më shumë se 20-vjetësh, Mihrie Braha dhe Naim Abazi janë ҫifti që shumëkush i shikon me admirim.

Modeli i tyre ka qenë përherë frymëzues për shumë të rinj jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale.

Nëse nisin të flasin për fillimet, historinë e tyre të dashurisë, Mihria dhe Naimi kanë shumë për të treguar. Vitet ua kanë shtuar dashurinë për njëri-tjetrin, por edhe përkushtimi në të njëjtin profesion i ka mbajtur kurdoherë pranë vetes.


Energjinë, humorin dhe sportivitetin që i karakterizon e kanë treguar edhe sot në studion e Rudinës në Tv Klan, nga ku kanë rrëfyer disa prej ngjarjeve më të bukura në vite, interesin e madh të publikut, si dhe më shumë detaje nga jeta private.

Për këtë të fundit, dy këngëtarët e njohur kanë preferuar të jenë gjithmonë të hapur duke ndarë me publikun ҫdo gjë: “Duhet folur për jetën private. Një personazh publik prezantohet vet se ҫfarë do të bëjë. Ka nga ata që kanë qenë të hapur, ka të tjerë që janë më të rezervuar dhe si rrjedhojë më të sulmuar. Bota e portaleve dhe rrjeteve sociale është shumë e përhapur. Ne kemi zgjedhur modelin të jemi të hapur me publikun, edhe sepse vijmë nga bota e gazetarisë…” – tregon Naimi.

Ndërkohë, edhe Mihria mbështet të njëjtin mendim duke kujtuar edhe shakanë publike të një viti më parë, kur, në bashkëpunim me gazetarët, tha se ajo dhe Naimi janë ndarë… “Më besoni, aty kam kuptuar se sa shumë njerëz duan të dine më shumë për jetën tone private.”

E brenda kësaj marrëdhënieje të hapur me publikun, Mihria dhe Naimi kanë zbuluar sot edhe një pjesë tjetër private nga shtëpia e tyre – shtëpitë e tyre – njëra në Prishtinë e tjetra, 28 km larg saj, në një fshat të vogël, por të pakrahasueshëm me asgjë për ajrin e pastër e qetësinë që të fal.

Këto foto brenda janë nga shtëpia në Prishtinë e ҫiftit, e cila, siҫ duket, është dekoruar sipas shijeve të Mihries, meqenëse ajo është e dashuruar me ngjyrat: “Meqenëse në Prishtinë nuk kemi mundësi të shohim gjelbërim, kam vendosur që shtëpinë ta kem me ngjyra të freskëta, pranverore, që të më japë idenë se jam më afër natyrës…”, tregon këngëtarja.

Mihria dhe Naimi, por edhe djali i tyre 22-vjeҫar Plator, ndajnë shpesh edhe në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre dhe gjithmonë komplimentet më të shumta i merr Mihria… kjo është e dukshme apo jo?

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori