LAJMI I FUNDIT:

Padi ndaj UP-së (Dokument)

Padi ndaj UP-së (Dokument)

Rozafë Koliqi ka ngritur dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës, e ku rektorati akuzohet për shkeljen e Statutit dhe kritereve të konkursit për pranimin e stafit akademik gjatë vitit 2015

Dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për shkak të shkeljes së Statutit dhe kritereve të konkursit për pranimin e stafit akademik në vitin 2015.

Padia e parë ndaj UP-së është dorëzuar në Gjykatë më 7 shkurt 2017 në emër të Rozafa Koliqit për moszgjedhjen e saj asistente në Fakultetin e Mjekësisë, përkundër që kishte plotësuar kriteret e parapara me Statut dhe konkursin publik të shpallur nga UP-ja, shkruan sot gazeta “Zëri”.


Ndërsa, padia e dytë ndaj UP-së figuron më 21 shkurt 2017 po nga e njëjta paditëse lidhur me largimin nga puna, nga pozita për të cilën Koliqi përveçse nuk ka marrë vendim në përputhje me ligjet në fuqi dhe rregulloret e brendshme të UP-së, është konstatuar edhe baza e gabuar faktike dhe është shfaqur diskriminim i drejtpërdrejtë.

Doarsa Kica, juristja e shoqërisë së avokatëve “Sejdiu&Qerkini”, ka konfirmuar për gazetën se janë ngritur dy padi ndaj Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

“Lidhur me rastin e klientes Rozafë Koliqi ne kemi hartuar dy padi të cilat i janë dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë”, konfirmon ajo.

Kica ka thënë se padia e parë kundër UP-së ka të bëjë me moszgjedhjen e Koliqit në pozitën në të cilën ka aplikuar, përkundër kredencialeve më të mira nga kandidati i pranuar. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori