LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Përfundimi i Këshillit për raportin e ASHMAA është i motivuar politikisht

SHGM: Përfundimi i Këshillit për raportin e ASHMAA është i motivuar politikisht

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot akuzoi se Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, me urdhër të dikujt ka miratuar përfundim të ri të Raportit për punën e Agjencisë për vitin 2016 dhe nuk ka pranuar konstatimin se në televizionin Sitel në emisionin e Milenko Nedellkovski është përdorur gjuhë e urrejtjes. Sipas SHGM, gjithashtu nuk është pranuar konstatimi se televizionet Alfa dhe TV Nova e Sead Koçan në vazhdimësi kanë thyer standardet profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli i Agjencisë së Mediave me mbivotim ka vendosur që të përmend televizionin Shenja, Telma dhe 24 Vesti në mesin e televizioneve që kanë thyer rregullat e raportimit. Nga SHGM vlerësojnë se tentimi i Agjencisë që t’i fusë me një thes televizionet Shenja, Telma dhe 24 Vesti, me televizionet të cilat i kanë shkelur rregullat, është tentim për ta relativizuar përgjegjësinë e mediave propagandistike të pushtetit aktual./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori