LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Po lobojmë për interesat strategjike të shtetit

Gruevski: Po lobojmë për interesat strategjike të shtetit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga disa funksionarë të partisë së tij, ishin pjesëmarrës në kongresin e Partisë Popullore Evropiane që u mbajt në Maltë. Siç informojnë nga OBRM-PDUKM-ja, Gruevski këtë kongres e ka shfrytëzuar për hapjen e takimeve dypalëshe dhe bisedimeve me disa politikanë që janë pjesë e familjes së Partisë Popullore Evropiane, e cilë është ndër forcat më me ndikim në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash Gruevski ka realizuar takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me Janez Jansha nga Sllovenia, me nikoqirin e kongresit dhe kryetarin e Partisë Kombëtare të Maltës, Simon Bustil dhe përfaqësues tjerë të partive të ndryshme evropiane.

“Ditëve të fundit me delegacionin e OBRM-PDUKM-së jam i pranishëm në Maltë, para se gjithash për shkak të kongresit të PPE, ku jemi anëtarë, por edhe për shkak të takimeve dypalëshe me shumë politikanë para fillimit të kongresit. Po mundohem që kudo që mundem të loboj për Maqedoninë dhe për interesat kombëtare dhe shtetërore. Është shumë domethënëse kur ju thuhet nga dora e parë pjesëmarrësve, atë që është e rëndësishme për Maqedoninë, të ardhmen e saj, përparimin dhe dhe interesat dhe intergimet euroatlantike”, ka deklaruar Gruevski, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori