LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: Ministrat nuk mund ta kenë pagën më të madhe se deputetët

Gaxherri: Ministrat nuk mund ta kenë pagën më të madhe se deputetët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga raportimi i mediave për rritjen e pagave të deputetëve.

Ajo në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se sot është shqyrtuar Korniza afatmesme e shpenzimeve, dhe se sipas saj, kjo nuk ka pasur të bëjë asgjë me ngritjen e pagave.


“Miqtë e mi deputetë janë treguar populist pas publikimit të këtij lajmi, duke mos e pranuar kinse rritjen e pagave. Zëvendësministrat dhe ministrat nuk mund ta kenë pagën me të madhe se deputetët. Për dallim prej atyre, deputetët e kanë vetëm pagën, dhe nuk marrin benefite tjera. Nuk kanë as automjete, as kompjuter”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka 17 këshilltarë, të cilët i qëndrojnë afër.

Sipas saj, “nëse deputeti e ka lënë profesionin e vet dhe pastaj mbetet edhe jashtë institucionit të Kuvendit, a është në rregull që ai të dalë dhe të shesë fara në rrugë”, duke shtuar se “ne jemi shteti që më së paku ka pagesë nëse deputeti mbetet jashtë legjislaturës”, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht faj kanë edhe deputetët. Në moment që arrin me hy në Kuvend pa e merituar, pritet çdo gjë me ndodhë. Kemi pasur deputetë që nuk kanë qenë të denje më i marrë votat, por ato janë fitu, më pastaj ai është degraduar. Legjislatura e fundit është një degradim”, ka shtuar Gaxherri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori