Organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen e konsumatorit, alarmojnë për produkte të dyshimta, të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ndonëse pohimet e tilla i kanë kundërshtuar mekanizmat shtetërorë që merren me kontrollin e produkteve.
Megjithëkëtë, qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë raportuar në vazhdimësi për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e Kosovës.
Një shqetësim në Kosovë u shfaq me njoftimet për produktin e mishit me prejardhje të dyshimtë, por pas inspektimeve të bëra nga mekanizmat shtetërorë, thuhet se nuk është hasur në ndonjë produkt të tillë në treg.
Liridona Zeka, qytetare nga Prishtina, thotë të ketë hasur në një produkt të dyshimtë në një nga marketet dhe se për këtë thotë t’i ketë njoftuar organet kompetente.
“Po mund të hasësh në produkte të dyshimta në tregun e Kosovës. Në shumë raste ato nuk ruhen në temperatura të duhura dhe pavarësisht se kanë afat, ato nuk janë më për konsum, por prapë si të tilla shiten dhe konsumatorët i blejnë ato, siç ka qenë edhe në rastin tim”, thotë ajo.
Në Departamentin për mbrojtjen e Konsumatorit, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vetëm gjatë vitit të kaluar janë paraqitur 250 ankesa të konsumatorëve.
Plator Gërdovci, zyrtar për mbrojtjen e konsumatorit thotë se kryesisht ankesat kanë pasur të bëjnë rreth sigurisë së produkteve joushqimore dhe produkteve ushqimore.
“Prej tyre, numri më i madh i janë drejtuar Inspektoratit të Tregut dhe Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, por ka ankesa drejtuar edhe rregullatorëve të ndryshëm. Ndërsa, këtë vit deri në këtë periudhë, kemi gjithsej 65 ankesa. Ne këto ankesa i drejtojmë tek inspektoratet kompetente për shqyrtimin e tyre, pasi që marrim përgjigje ato i drejtojmë te konsumatorët”, shpjegon Gërdovci.
Ndërkohë, udhëheqësi i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se shumë herë në tregun e Kosovës has në produkte me origjinë të dyshimtë dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së kontrolleve të duhura që duhet bëjnë autoritetet kompetente.
“Cilësia dhe siguria jo vetëm e ushqimeve, por e gjithë asaj që na ofrohet në tregun e prodhimeve të mallrave dhe shërbimeve, është në raport të drejtë me nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve në Kosovë, e ligjet në Kosovë nuk zbatohen as 40 për qind. Me gjithë ligjet për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorit neve kjo e drejtë nuk na njihet”, thekson Kaçaniku.
Në Kosovë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), është autoriteti më i lartë për Ushqim dhe Veterinari i cili, siç vlerësohet, është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, thotë se kanë të bëjnë me një fushë të ndjeshme, sepse janë produkte, të cilat mund të kontaminohen shumë lehtë dhe për këtë edhe qytetarët duhet të kenë kujdes kur i blejnë produktet.
Por, gjithsesi, ai thotë se vazhdimisht janë duke punuar që produktet e dyshimta të mos bien në dorën e konsumatorit.
“Ne jemi me trupa inspektuese në kufi dhe në secilin rast të dyshimtë, ne veprojmë konform ligjeve në fuqi. Gjatë vitit të kaluar ne kemi bërë asgjësimin e afër 500 mijë kilogramë të produkteve me orgjinë shtazore, këtu hyjnë mishi, produktet e qumështit, derisa në total të gjitha produktet ushqimore të asgjësuara arrijnë vlerën e rreth 1 milion kilogram me 100 mijë produkte të asgjësuara”, thotë Thaçi.
Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje