LAJMI I FUNDIT:

Familja kërkon ndihmë për vajzat me nevoja të veçanta (Video)

Familja kërkon ndihmë për vajzat me nevoja të veçanta (Video)

Që nga dita kur u mbyll organizata joqeveritare ku i çonin dy vajzat me nevoja të veçanta, jeta e Ifete dhe Rexhep Bajramajt është vështirësuar shumë.

Çifti nga Novosella e Pejës po kërkon ndihmën e institucioneve për t’ua mundësuar t’i dërgojnë vajzat në ndonjë qendër që ofron përkujdesje për këtë kategori qytetarësh.

Për shkak se po i mbajnë vetëm në shtëpi, nënë Ifetja thotë se njëra nga vajzat po ka edhe sjellje agresive.


“Qe tre-katër muaj, gati prej Vitit të Ri po bohet (që s’ka trajtim). Shumë është e vështirë. Shkon të hënën edhe të enjten vjen kombi qetu e merr, dy orë, një orë boll është, m’u hekë kapak m’u qetësu edhe na. Shumë është e vështirë. Shumë qetësohen, vinë tani të qeta, rrinë, luajnë bashkë… Kur nuk është në shkollë kjo shumë bëhet e vështirë”, thotë Ifete Bajramaj.

Ifetja thotë se kujdesin ndaj vajzave e ka të pamundur pasi që asaj po i bie të kujdeset edhe për burrin, i cili është invalid.

Përveç problemeve shëndetësore, kjo familje po përballet edhe me varfëri.

“Vështirë është jeta, vështirë është jeta. Kanihere lypin shumë me hangër, kanihere lypin shumë me pi, kanihere duhet m’i mashtru, nuk muj m’i mashtru. Duhet borxh me hi në shitore”, rrëfen vështirësitë e përditshme Ifetja. Pas interesimit të KALLXO.com, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Pejës, Petrit Loci, tha se nuk kanë qenë në dijeni për rastin e familjes nga Novosella.

Ai premtoi se do të shikojë mundësinë e dërgimit të fëmijëve në një qendër për persona me nevoja të veçanta në Vitomiricë, si dhe që kësaj familjeje t’i ofrohet edhe ndihmë sociale.

“Do kontaktojmë edhe me organizatën në fjalë, pra me organizatën “Qendra për jetë të pavarur” dhe do bëjmë përpjekje që t’i sistemojmë aty, në bazë të atyre që ju raportoni, pra në bazë të gjendjes se tyre jo të mirë qoftë shëndetësore po edhe sociale. Do shikojmë rastin nga afër në mënyrë që të marrim edhe masa të tjera të ndonjë ndihme për mbijetesë”, tha drejtori Loci. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori