LAJMI I FUNDIT:

Duke bërë krahasime, Enca sërish akuzohet për rregullim të fotografive (Foto)

Duke bërë krahasime, Enca sërish akuzohet për rregullim të fotografive (Foto)

Jo rrallëherë, Enca Haxhia është kritikuar për përdorim të Photoshopit në fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë këngëtarja është vënë në shënjestër të akuzave se e ka rregulluar një fotografi të postuar në Instagram.


Poza që e ka postuar Enca (Foto: Instagram)

Enca ndodhet në Gjermani dhe në profilin e saj e ka publikuar një imazh me fustan të kuq, ku shfaqet vetëm, ndërsa linjat e saja janë të pëlqyeshme.

Me të njëjtën veshje, ajo ka pozuar edhe Gold Ag, ndërsa fiziku i saj nuk është aq atraktiv sa në fotografinë e parë.

Fotografia e përbashkët me Gold Ag (Foto: Instagram)

“Kur ti hedh foto vs. kur të bëjnë tag. Enca. Photoshop”, shkruan në përshkrimin e fotografive krahasuese që ka bërë faqja Vipat e Bllokut.

Ju mund të vlerësoni nëse vërtet ka ndërhyrje në imazhet që i poston këngëtarja në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Krahasimi i bërë nga Vipat e Bllokut (Foto: Instagram)