Gazeta kroate “Jutarnji list”, në numrin e sotëm merret me furnizimin e Serbisë me armatim nga Rusia. Ditorja cek marrëveshjen për gjashtë aeroplanë MiG-29, remontin e tyre, por edhe për remontin e katër MiG-ëve të cilat janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Po ashtu, theksohet se me të njëjtën marrëveshje përfshihet edhe dërgimi i 60 mjeteve luftarake.
Në tekstin “Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin: Serbia në krahët rusë”, thuhet se me marrjen e këtij armatimi nga Rusia, Serbia ka nisur seriozisht të përgatisë Ushtrinë.
Gazeta përkujton se marrëveshja e parë është nënshkruar për furnizimin me gjashtë helikopterë të lehtë H145M të “Airbus”-it evropian, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për gjashtë aeroplanët MiG 29, si dhe remontin e tyre dhe katër aeroplanëve tjerë MiG 29.
Thuhet se gjysmën e mjeteve të blinduara e përbëjnë 30 tanke T-72S, të cilat kanë blindim më të fortë krahasuar me versionet e mëhershme M84 dhe top të përmirësuar 2A46M. Tanket megjithatë kanë menaxhim më të keq me zjarrin.
Në tekst thuhet po ashtu se Ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria kroate ka vetëm 72 tanke M-84A4 të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.
Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG-29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H-31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra. Dhe, siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake.
“Aeroplanët pritet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit. Për dërgesë gjithçka është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Vladimir Putinit, gjë e cila do të ndodhë gjatë kohës së vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Moskë”, shkruan “Jutarnji”. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles