LAJMI I FUNDIT:

Basha: Kam mbështetjen e SHBA për qeveri teknike

Basha: Kam mbështetjen e SHBA për qeveri teknike

Partia Demokratike jo vetëm që do të bojkotojë zgjedhjet nëse nuk do të krijohet qeveria teknike, por do të përdorë të gjithë mekanizmat e saj demokratike për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit me Edi Ramën kryeministër.

Lideri i opozitës Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë të fortë në një intervistë nga Washingtoni për “Zërin e Amerikës”, në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha tha me garanci të plotë, se opozita shqiptare nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa u plotësuar kërkesa e tyre për të krijuar një qeveri teknike që të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, transmeton Express.


“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk do të lejojmë këtë fasadë. Ka mekanizma paqësore për të bllokuar zgjedhjet. Këto mekanizma ne do t’i shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës politike. Zgjedhje me krim, me Ramën kryeministër nuk do të ketë. Ju garantoj që zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Jemi të gatshëm për të gjitha hapat. Do të ndalim një maskaradë dhe do të japim zgjedhje të lira për shqiptarët. Zgjidhja e vetme është me qeveri teknike”, u përgjigj Basha teksa u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se “zgjedhjet do të mbahen me apo pa opozitën”.

Lideri i opozitës Lulzim Basha thotë se ka marrë mbështetjen e plotë nga të gjitha nivelet e administratës Trump, Kongresit dhe senatit, për qeveri teknike.

Basha tha se tashmë të huajt panë realitetin që ekziston në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka paguar me paratë e drogës persona që të lobojnë përtej kufijve për një realitet të paqenë me arritje të mazhorancës së majtë.

“Aleatët tanë duhet të informohen si duhet, pasi lobistët e paguar po fshehin të vërtetën.Tani është çjerrë kjo vello e paguar me paratë e drogës. Dhe të huajt tani shohin me tronditje të madhe se si në qeverisjen e Ramës Shqipëria është kthyer në furnizuese të drogës, si procesi demokrat është asgjësuar nga kriminelët që sot bëjnë ligjin në shtetin shqiptar dhe brenda PS-së”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori