Marjan Dema, rektori i Universitetit të Prishtinën “Hasan Prishtina”, është marrë në pyetje nga hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës në cilësinë e dëshmitarit.
Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet për rastin e Rozafa Koliqit, të cilës i është mohuar e drejta për t’u zgjedhur asistente në departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë.
Policia nuk dha detaje për këtë rast, për shkak të ecurisë së hetimeve.
“Lidhur me kërkesën në fjalë, ju njoftojmë se rasti tani është në fazën e hetimeve paraprake dhe konsiderojmë se përgjigjja në pyetjet e parashtruara mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Policia.
KALLXO.com thotë se ka siguruar procesverbalin mbi intervistimin e rektorit Marjan Dema në të cilin shihet se zyrtarët hetues të krimeve ekonomike kanë njoftuar rektorin për të drejtat e tij në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
“Ju jeni të detyruar të dëshmoni. Ju jeni të detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk e tregoni të vërtetën ju mund të ndiqeni sipas nenit 390 ose 391 të Kodit Penal…”, thuhet në mes tjerash në këtë procesverbal të Policisë së Kosovës.
Rektori është intervistuar më 15 mars 2017. Intervistomi kishte filluar në orën 13:00.
Intervistimi i tij në cilësinë e dëshmitarit ka ardhur disa ditë pas publikimit të një hulumtimi të emisionit “Jeta në Kosovë” mbi avancimet e dyshimta në Fakultetin e Mjekësisë.
KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga përfaqësuesit e Rektoratit për paraqitjen e rektorit në Polici. Prorektori Afrim Hoti edhe pse premtoi një përgjigje, krejt në fund udhëzoi gazetaren të flasë me avokatin mbrojtës të rektorit.
“Të lutem, për çështjet e procedurave gjyqësore kontakto me avokatin Musa Dragusha”, ishte përgjigja e prorektorit Hoti.
E Musa Dragusha, avokati mbrojtës i Rektorit e pranoi që rektori është dëgjuar nga zyrtarët policorë për rastin e Rozafa Koliqit.
“Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, është dëgjuar më datën 15.3.2017 nga zyrtarët policor në cilësinë e dëshmitarit në këtë çështje pra në procedurën parapenale. Pra ai në këtë cilësi e ka dhënë dëshminë lidhur me rrethanat që ndërlidhen me paraqitësen e rastit Rozafa Koliqi”, tha avokati Dragusha.
E pak më vonë, avokati Dragusha tha se Rektori dhe zyrtarët e UP-së janë në një proces të hetimit që është duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës
“Rektori i Universitetit si dhe zyrtarë të tjerë janë në një proces të hetimit që është duke e zhvilluar njësia e Policisë së Kosovës ndërlidhur me veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 222 i Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Dragusha.
Dragusha tha se për rastin e Rozafa Koliqit nuk janë hapur zyrtarisht hetimet për arsye se prokurori i çështjes akoma nuk ka marrë vendim mbi zhvillimin e hetimeve ashtu siç është e paraparë me Kodin e Procedurës Penale.
Veprat penale keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë janë parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Vepra penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar parasheh dënim me burg prej 6 muaj deri në 5 vjet ndërsa vepra penale, cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë parasheh dënim me gjobë ose burg deri në dy vite.
Javë më parë, emisioni Jeta në Kosovë ka raportuar për avansimin e asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky hulumtim ka sjell rrëfimin e kallxueses, Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, e cila nuk ka lënë derë institucionale pa kërkuar të drejtën e saj që i është mohuar nga Senati i Universiteti të Prishtinës.
Hulumtimi pati sjellë edhe dokumente e fakte të nënshkruara nga Rektori i UP-së, Marjan Dema, për të cilat Agjencia Kundër Korrupsion ka deponuar fakte në Departamentin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit